Çfarë të bësh në Janar 2021 në Tiranë

Muaji i pare i Vitit të Ri. Njerëzit janë ende duke marrë energjitë pas festave për të rinisur punën, aktivitetet e tyre, pasi jo gjithcka nis më 1 janar. Shkollat nisin më 11 janar, ndërkohë që shumica e bizneseve hapen pas datës 6 janar. Pandemia është ende mes nesh, por lajmi i mirë është se vaksina po vjen edhe në Shqipëri, ndonëse me sasi të vogla që do shkojnë për vaksimimin e mjekëve dhe pastaj të kategorive të tjera me radhë.

Viti i Ri ne Tirane, aktivittete

Kufizimet jane ende në fuqi. Nuk mund të udhëtosh në cdo vend të botës, pasi cdo gjë varet nga rregullat e vendosura nga secili shtet. Mund të udhëtosh lehtësisht në shtetet fqinje, si Maqedoni e Kosovë. Ndërkohë në disa vende nuk mund të shkosh pa patur një test që nuk je me COVID në momentin e udhëtimit.

Në Shqipëri ka ende një kufizim lëvizjeje i vendosur që në Dhjetor. Kështu nga ora 8.30 e mbrëmjes der inë 6 të mëngjesit njerëzit nuk mund të lëvizin, përvec rasteve kur kanë marrë leje më parë te www.e-albania.al.

Eventet kulturore janë ndaluar në gjithë vendin. Nuk ka teatro, nuk ka koncerte, aktivitete në hapësire. Ka vetëm disa ekspozita ku mund të shkoni duke respektuar rregullat anti covid. Kështu mund të vizitoni ekspozitën e rrallë të Michel Setboun te COD ku janë fotot e Shqipërise në një periudhë shumë të turbullt të historisë sonë. Cdo dite të COD, pas ores 10.00 deri 19.00, e hapur deri më 20 shkurt.

Çfarë të bësh në Janar 2021 në Tiranë?

Viti i Ri ne Tirane, aktivittete

Tirana është ende e paeksploruar në rrethinat e saj. Ende qytetarët e Tiranës nuk i kanë zbuluar plotësisht disa atraksione natyrore që ndodhen afër kryeqytetit. Ka shumë guida që organizojnë ture rreth Tiranës. Edhe pse nuk bie shpesh borë në qytet, është e sigurt se për gati 30 minuta apo 1 orë larg Tiranës do gjeni borë dhe mund të organizoni aktivitete të ndryshme, si ngjitje, piknik rreth zjarrit etj. Ja sugjerimet tona:

  • Ngjitu në Malin e Dajtit. Këtu mund të shkosh dhe vetëm, pa guidë. Merr autobusin nga qendra drejt Teleferikut, te Fresku, Pastaj merr teleferikun dhe mbërrin në Dajt. Aty mund të bësh udhëtim në natyrë, ose të ngjitesh më tej, ku ka shtigje të markuara. Mund dhe të kalërosh.
  • Ngjitu në Malin me Gropa. Ka guida që organizojnë ture në këtë Mal, jo shumë larg Dajtit. Është gjithnjë me borë në Dimer, dhe ka një sipërfaqe të sheshtë kur mbërrin dhe mund të shijosh pamjen e natyrës prej andej.
  • Shko në Shëngjergj dhe atraksionet përreth. Edhe në Shëngjergj mund të shkosh më autobus deri në fshat. Atje mund të ecësh pastaj në këmbë deri te Ujevara, apo deri te Liqeni I Lepurit dhe të eksplorosh natyrën. Por pyet lokalët për vështirësitë e shtigjeve pasi mund të jenë bllokuar nga bora.
  • Udhëto në fshatrat dhe bujtinat e Tiranës. Për të vizituar fshatrat turistikë të Tiranës nuk është e vështirë. Orientohesh me Google map dhe mund të shkoni në Baldushk, Preze, Petrele, Peze, Ndroq, Vaqarr etj. Gjithë fshatrat kanë rrugë të mirë dhe kanë bujtina me ushqime tradicionale. Kështu që do kaloni një fundjavë apo një drekë të mrekullueshme.

Viti i Ri ne Tirane, aktivittete

Nëse doni më shumë informacione rreth udhëtimeve jashtë Tiranë shih ketu: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/jashte-tiranes

Tirana vazhdon të jetë e dekoruar, ndoshta deri në mes të Janarit. Kështu që shijoni rrugët e ndricuara, lokalet gjithë shkëlqim dhe të ngrohta, dhe konsumoni kafe të ngrohtë me miqtë dhe ushqim të mrekullueshëm.  Mos harroni të postoni foto në Tiranë nga dimri i këtij viti, me hashtagun: #tiranawinter2021. Paçi një muaj të mbarë, të shëndetshëm!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies