Çfarë të bësh në Tetor 2020 në Tiranë

Çfarë të bësh në tetor në Tiranë

Aktivitetet kulturore po kthehen në Tiranë, pas një kohe të gjatë ‘heshtje’ për shkak të pandemisë. Tetori është gjithmonë një muaj i ngarkuar me ngjarje, konferenca dhe panaire dhe ky vit do të jetë i njëjti.

Tirana Photo Festival është ngjarja më e madhe vjetore e fotografisë dhe eventi me i bukur kulturor dhe gjithpërfshirës i muajit.  Festivali është një ngjarje kombëtare, pasi fotografe amatorw e profesionistw nga gjithw vendi, aplikojnw dhe dwrgojnw fotot e tyre. Këtë vit, organizatorët e Festivalit, DMO ALBANIA, shpallën tre konkurse fotografish: Foto pwr individw me temw: Një foto për jetën; Foto Seri me temë: Shpresw dhe #GreenTirana, kushtuar Tiranës. Eventi do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar, në 23 Tetor 2020. Një ekspozitë me 100 fotografi do të jetë e hapur për një javë, dhe disa workshope e forume me fotografë do të jenw pjesw e festivalit. Për fituesit e këtij festivali, do tw kertw cmime tw mwdha ofruar nga Bashkia Tiranw dhe FujiFilm Albania.

tours to  Tirana

Aktivitete të tjera që ndodhin këtë muaj janë: Jazz Fest 2020 në parkun Rinia, Festival Different Trains, 2 Tetor, një koncert i madh ‘Covivere’ më 6 Tetor në Amfiteatrin, Parkun e Liqenit etj.

Autumn Tirana

Shihni këtu të gjitha ngjarjet që ndodhin në tetor në Tiranë.

Muzetë dhe galeritë janë të hapura gjatë gjithë muajve. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën kryesore mund të gjeni Arkivin e Hapur, veprat më të mira në vite nga artistët e njohur shqiptarë. Galeria 43, është një nga galeritë më të mira në Tiranë, ku mund të blini një pikture të bukur.

Ku të shkoni

Tetori është muaji ku një nga kënaqësitë është të ecësh mes gjetheve të rëna në qytet. Sezoni i shiut ka filluar, por është akoma i ngrohtë  dhe mund të dilni për një shëtitje në ajër të pastër. Tetori është muaj i përsosur për shëtitje dhe udhëtime jashtë qytetit. Ne rekomandojmë gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të huajve të vizitojne fshatrat, të marrin një autobus dhe të udhëtojnë në periferi të Tiranës. Fshatrat janë kaq afër Tiranës, por larg qytetit të zhurmshëm. Ka restorante të mira, ajër të pastër, natyrë të bukur, male dhe lumenj dhe kanione. Ne kemi përgatitur disa këshilla për fshatrat në Tiranë; çfarë të bëjmë në Baldushk; çfarë të bëjmë në Kashar; Çfarë të bëjmë në Pezë, Çfarë të bëjmë në Vaqarr; etj

Autumn Tirana

Disa rekomandime

Mali i Dajtit është gjithmonë një vend perfekt për të shkuar dhe për të shijuar një ushqim të shijshëm me pamje spektakolare. Merrni teleferikun të paktën një herë në muaj për tu ndjerë mbi re dhe për të pasur Tiranën në duar. Dajti ofron gjithcka në një: një hotel të mirë, restorant, fushë golfi, patinazh, paragliding, hiking etj

Hotel në qytet, ju rekomandojmë Hotel Unik afër liqenit, një qëndrim të këndshëm me pamje nga liqeni, staf shumë mikpritës, ushqim i shijshem nga Restorant Gambero dhe Piceri Pavaroti.

Mos harroni të bëni fotografi nga Tirana gjatë këtij sezoni dhe t'i postoni me hashtag #TiranaAutumn2020. Ju jeni gjithmonë fitues me VisitTirana.

Autumn Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies