Çfarë të bëni në gusht 2020 në TIRANE

Tirana po përballet me COVID19, dhe siç thonë ekspertët ne tashmë jemi në valën e dytë të pandemisë. Qyteti po bashkëjeton prej disa muajsh me këtë sëmundje dhe të gjithë njerëzit po vijojnë normalisht të punojnë dhe të jetojnë jetën e tyre. Maska është e detyrueshme në aktivitetet e biznesit të brendshëm dhe institucionet, por njerëzit për sigurinë e tyre po i mbajnë edhe në mjedise të hapura. Numri i vdekjeve po rritet dhe situata është plotësisht e paqartë. Shihni përditësimet e situatës Covid në Shqipëri këtu: shendetesia.gov.al

tours to  Tirana

Turizmi pothuajse ka ndalur, por njerëzit në Tiranë po gjejnë mënyra për të udhëtuar për pushime të vogla, kryesisht gjatë fundjavave jashtë qytetit, në fshatra, ose për disa ditë në plazhet shqiptare. Askush nuk mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë, kufijtë mbeten të mbyllur.

Çfarë mund të bësh në Tiranë

Gjatë muajit gusht ju sugjerojmë të qëndroni larg vendeve të mbushura me njerëz, dhe të zgjidhni të udhëtoni jashtë qytetit në natyrë, në fshatra, në malet përreth Tiranës. Eshtë më e sigurt sesa të shkosh në plazh, edhe pse plazhi është aq afër Tiranës (30 minuta). Pishinat mbeten te mbyllura. Ekziston një lidhje e fortë midis vendeve të gjelbërta plot me oksigjen dhe numrit të ulët të personave të infektuar nga COVID. Pra, ajo që ne sugjerojmë është të jeni pjesë e natyrës sa më shumë që të jetë e mundur, të qëndroni në hapësira të hapura jo në ambiente të mbyllura. Ju mund të bëni shëtitje, ngjitje ose piknik, të argëtoni fëmijët tuaj me aktivitete sportive dhe mjedise të hapura. Këtu janë disa vende ku mund të shkoni në fundjavë ndërsa jeni në Tiranë në gusht: Outside Tirana. tours to  Tirana

Nëse dëshironi ture ditore rreth Tiranës, këtu janë disa prej tyre, të cilat mund t’i organizojmë për ju: Daytrips in Tirana

Ku të hani: Ushqim nga shtëpia

Ju lutemi shmangni restorante te mbyllura, me kondicioner dhe zgjidhni përkundrazi restorante në hapësira të hapura në natyrë. Lexoni me pare gjithë përshtypjet e njerëzve për restorantet e ndryshme, lidhur me higjenën dhe pastërtinë e tyre. Po kështu hapni faqet e tyre të internetit. Restorantet dhe hotelet e mira kanë përmendur masat e tyre antiCOVID në faqen e tyre të internetit. Para se të ndaleni diku rastësisht, kontrolloni cfarë ata kanë komunikuar rreth COVID, në web ose në mediat sociale, cfarë kujdesi tregojnë për klientin etj. Ka biznese shumë të përgjegjshme dhe nga ana tjetër ka biznese që sillen sikur nuk po ndodh asgjë. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Ne sugjerojmë më shumë që këtë periudhë të hani ushqim nga shtëpia, të organizoni pikniqe në natyrë ose në parqe. Motoja jonë gjatë pandemisë është: Hani ushqim të bërë në shtëpi gjatë pandemisë!

tours to  Tirana

Aktivitetet kulturore

Jeta kulturore në Tiranë ka filluar, me disa aktivitete në hapësira të hapura si tek Reja, Amfiteatri i Tiranës dhe Sheshi Skënderbej.

Reja ka filluar festivalin e saj vjetor, gjatë ditëve së verës. Çdo ditë në Reja do të shihni aktivitete, valle, muzikë, ekspozita pikture dhe shfaqje të ndryshme artistike. Mund të uleni në bar, të bëni një birrë dhe të shijoni spektaklin, duke ruajtur në cdo kohë distancën.

Për katër ditë në Sheshin Skënderbej (4-7 Gusht) do të shihni në Sheshin Skënderbej më shumë se 100 copëza veprash të artit figurative, më të mirat në botë në një spektakël projeksioni në shesh.  Spektakli do të jetë i dukshëm për këdo. Ju mund të mbani distancën dhe të shijoni këtë performancë të bukur.

Në vijim mund të shijoni çdo të enjte monologjet e reja të Shekspirit, të interpretuara nga aktorët e Teatrit Metropol. Ju mund t'i shikoni ato në kanalet e tyre të mediave sociale dhe YouTube, cdo të enjte ora 19.00.

Muzetë dhe galeritë janë të hapura, nën masa të rrepta. Nuk ka festivale të mëdha, por ka disa koncerte në Amfiteatër me numër të kufizuar të spektatorëve, kryesisht për të dhënë atmosferën e muzikës në zonën më të frekuentuar, që është Parku i madh i Tiranës.  Shijoni qëndrimin tuaj në Tiranë, por kujdesi për shëndetin është gjëja e parë që duhet të bëni.

tours to  Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car