Çfarë të bësh në Tiranë në Korrik 2020
Ditët e nxehta të verës tashmë kanë mbërritur. Korriku nis me temperatura të larta. Njerëzit preferojnë vende të freskëta, jashtë në natyrë, nëpër pishina ose në bregdet, qe është vetëm 30 minuta larg Tiranës.
Situata e COVID19
Shqipëria po e përballon mirë pandeminë. Ka një numër në rritje të përsonave të infektuar pasi ka dhe një numër në rritje të testimeve, cka është në proporcion normal. Deri tani llogariten afro 60 viktima, që është ndër shifrat më të ulëta në Ballkan. Për më shumë informacione të përditësuara për COVID 19 i gjeni ketu: https://new.shendetesia.gov.al/
Aeroporti i Rinasit ka filluar fluturimet por sigurisht ka kufizime nga një destinacion në tjetrin. Për informacione të përditësuara shihni herë pas here https://wwwtirana-airport.com/
Transporti ndërurban ka nisur punën dhe shumë njerëz mund të lëvizin lirshëm në destinacione. Për më shumë rreth kufizimeve dhe stacioneve te terminaleve të autobusëve nga Tirana dhe për Tiranë shihni këtu: http://tiranaparking.al/terminali-i-autobuzeve-nderqytetas/
Baret dhe restorantet janë hapur dhe po punojnë pa limit, vetëm kujdes për distancimin social.
Muzeumet dhe gallerite janë të hapura, dhe kanë nisur ekspozitat e para, por nën masa të rrepta sigurie.
Janë të ndaluara kryesisht aktivitetet në hapërisa publike, por gjithsesi këtë muaj do ketë koncerte pasditeve te Amfiteatri te Parku I Liqenit, pasi është një hapësirë e madhe ku njerëzit mund të shijojnë muzikë edhe duke qëndruar në distancim fizik nga njëri tjetri
Çfarë të bësh në korrik
Përsa kohë COVID19, qarkullon mes nesh, ne sugjerojme që ju të kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, në fshatrat e Tiranës, në të cilat mund të shkoni dhe me bicikletë dhe me autobuset e linjave të ndryshme. Ne kemi përgatitur dhe disa ture në rrethinat e Tiranës si: Shengjergj, Bovillë, Syri i Ciklopit, Ujëvara e Kakunjës etj. Shihni turet një ditore këtu: http://www.visit-tirana.com/explore-tirana/tours-to-tirana/daytrips-in-tirana
Deti është shumë pranë kryeqytetit, dhe fundjave gjithë Tirana boshatiset pasi të gjithë I drejtohen kryesisht Durrësit, Gjirit të Lalzit, Spillesë në Kavajë, Divjakë, Vlorë e tj. Të gjitha në distance nga 30 min deri 2 orë, kur njerëzit mund të kthehen brenda ditës, ose për një fundjavë.
Nëse nuk del nga Tirana, ka shumë pishina në periferi tëkryeqytetit nga të gjitha anët, shumica e tyre në rrugen e vjetër Tiranë Elbasan. Shumë prej tyre kanë dhe bare dhe restorante, kështu që dita kalohet bukur.
Ture me bicikleta, janë shumë popullore. Ka bicikleta me qera 24 ore nga shumë ofrues, dhe ju mund të udhëtoni në periferi të Tiranës, të ndaloni në ndonjë bar në fshat apo në një bujtinë dhe dita kalon shumë bukur. Ose mund të ngjiteni në Dajt te shijoni natyren dhe parkun e aventurave për fëmijet.
Pasditeve, Sheshi Skenderbej eshte plot, shume i populluar cka tregon se nëse paradite vapa I ndalon njerezit të duken, pasdite janë të gjithë aty dhe Tirana eshte plot. Ne shesh sheh te gjitha moshat, kryesisht të rinjtë që praktikojnë tashmë dhe ecjet me patina. Ndërsa baret dhe restorantet janë plot me njerëz, parqet e lodrave gjithashtu. Ju urojmë korrik të mbarë, por kujdes: Covid19 nuk ka ikur.
Mos nënvlerësoni masat e njoftuara. Mbani distancat ne mjediset epopulluaara, mbani maska dhe lani duart. Shijoni Tiranën, por në radhë të pare kujdesuni për shëndetin!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |