Çfarë të bëni në Tiranë në Qershor 2020

Nga 1 qershori, kufijtë tokësorë u hapen, te pakten me vendet fqinje. U hap gjithë vendi duke u hequr kufizimet dhe për zonat e mbetura të kuqe, Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Për fillimin e fluturimeve pritet që të hapet nga vendet respektive. Nga ana tjetër portet do nisin udhëtimet e trageteve pas datës 11 Qershor.

Me këtë hapje, shpresë se turizmi do të rindizet pas agonisë së gjatë për shkak të COVID19. Hotelet në Tiranë janë të gatshëm të mirëpresin turistët me të gjitha masat e nevojshme të kujdesit ndaj shëndetit tuaj. Restorantet, baret gjithashtu janë të hapura. 

Plazhet e Shqipërisë hapen nga 1 qershori, por vetëm për njerëzit që qëndrojnë në hotele. Nga 10 qershori, plazhet do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët e tjerë.  Transporti publik gjithashtu është i hapur në qershor, dhe njerëzit mund të lëvizin nga një destinacion në tjetrin. Por masat janë të rrepta, edhe për transportin që do të punojë me gjysmën e kapacitetit të tyre për shkak të distancës sociale.

Gjithashtu hotelet kanë protokolle të rrepta për tu ndjekur, duke filluar nga caktimi i një koordinatori anti-Covid i cili do të monitorojë shëndetin e klientëve, që nga momenti që ata kanë arritur në hotelin e tyre.

Çfarë sugjerojmë për ju?

Moti është perfekt. Ju mund të eksploroni atraksionet kryesore në qytet duke ecur, ose me bicikletë. Tirana ka linja të reja biçikletash, kështu që ju mund të merrni me qira një biçikletë dhe të eksploroni qytetin dhe të bëni fotografi. Në 1 qershor rihapet dhe Parku Rinia, pas një restaurimi.

what to do in April in Tirana

Hotelet kanë rinisur punën dhe mezi ju presin. Mund të rezervoni një hotel në Tiranë, çmimet janë të ulëta dhe konkurruese. Ju mund të zgjidhni hotele brenda qytetit sapo të hyni në Tiranë siç është Colosseo, ose mund të zgjidhni hotele me pamje liqeni siç është hoteli UNIK, ose mund të zgjidhni një hotel në Malin Dajt siç është Belvedere. Varet nga ju nëse doni të qëndroni në qytet, afër qendrës, ose në mes të një natyre të bukur. Shih ketu

what to do in April in Tirana

Teleferiku për në Dajt është i hapur që nga 18 maj. Parku i Aventurës është gjithashtu i hapur, dhe është i vetmi park i tillë për argëtimin e fëmijëve dhe të rriturve. Çmimi i biletës për fëmijë deri në 8 vjet është 1 000 lekë, ndërsa nga 8+ vjet çmimi i biletës është 1400 lekë përfshirë edhe teleferikun. Shih ketu

what to do in April in Tirana

Restorantet janë të gjitha të hapura, kështu që ju mund të shijoni ushqimin shqiptar të kombinuar me ushqimin italian ose grek. Shihni më shumë restorante këtu.

what to do in April in Tirana

Ajo që ne sugjerojmë për këtë muaj janë ture jashtë Tiranës. Një udhëtim ditor në Kanionet e Erzenit, Shpellën e Pëllumbasit, Kanionet e Shumokut, Liqenin e Farkës, Syri i Ciklopit, ose në fshatrat Pezë, Petrelë dhe Prezë, kur mund të shihni kështjellat dhe të shijoni një piknik në natyrë. Ne organizojmë ture në grupe çdo fundjavë dhe ju mund të bashkoheni me ne, duke rezervuar vendin tuaj në adresën e contact@visit-tirana.com ose tel: 0692078553.

what to do in April in Tirana

Ngjarjet kulturore ende mungojnë, pasi festivalet, koncertet në hapësira publike janë akoma të ndaluara. Por ju mund të shijoni muzetë dhe galeritë të cilat janë të hapura. Teatri apo kinematë janë ende të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Meqë ngjarjet kulturore mungojnë në Qershor, mund ta përdorim këtë periudhë për të shijuar natyrën, dhe për t’u bërë njësh me të. Por kujdes, mos e ndotni natyrën, mos lini asgjë pas, veç gjurmëve të këmbëve tuaja! Ne mund ta ruajmë natyrën dhe ta bëjmë planetin tonë të jetojë më gjatë!

Dhe mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës në verë. Konkursi i fotografise #TiranaSummer2020 do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 31 gusht. Trego më të mirën e Tiranës dhe ne do të ndajmë fotot tuaja përmes kanaleve tona të mediave sociale. Le ta promovojmë së bashku qytetin tonë. Le të shpëtojmë turizmin së bashku!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies