Tirana Riverside- ose projekti i Bregut të Lumit

Një lagje e re do të ndërtohet te zona e njohur si Bregu i lumit në Tiranë, që do të konsiderohet dhe zona më moderne në kryeqytet. Plani i ndërtimit i është besuar arkitektit italian Stefano Boeri dhe aty do strehohen kryesisht banoret e mbetur pa strehë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Projekti ka marrë emrin në anglisht Tirana Riverside ose Tirana e Bregut të lumit.  “Do të jetë një qytet me teknologjinë më të përparuar nga pikëpamja e internetit dhe 5G dhe një qytet ku e gjelbra është ideja themelore. Do të jetë një lagje që do të funksionojë pa qenë nevoja që të përdoret makina”, u shpreh arkitekti italian.

what to do in April in Tirana

Lagjja e re që do të ndërtohet në zonën pranë Lumit të Tiranës do të ketë mbi 11 mijë banorë ose rreth 3 175 familje. Po aq sa numri i banorëve është parashikuar të jetë dhe numri i pemëve në këtë zonë dhe po aq sa numri i familjeve janë parashikuar dhe vendet e parkimit. Përveç godinave ku do të jenë apartamentet për banorët, në këtë zonë parashikohet të ndërtohen dhe tre qendra të mëdha, ku në dy prej tyre do të vendosen kryesisht zyra dhe në një tjetër do të funksionojë si qendër tregtare.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë lagje nuk do të strehohen vetëm familje që kanë humbur banesat nga tërmeti, por do të përfshihen dhe familje që kanë përfituar kredi të buta.

what to do in April in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car