Sezoni turistik hapet pjesërisht në Tiranë

Gjithë hotelet kanë hapur dyert në Tiranë pas mbylljes nga pandemia. Ata kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e shëndetit të turistëve. Kanë dizinfektuar mjediset, kanë pastruar gjithcka, kanë printuar gjithë materialet e kujdesit ndaj pandemisë dhe i kanë vënë në vende të dukshme. Gjithcka është gati. Po ku janë turistët?

Duke qenë se jo të gjithë vendet i kanë hapur kufijtë, ne i jemi drejtuar turizmit të brendshëm. Po kështu dhe hotelet. Ata kanë bërë paketa me cmime të arsyeshme, qe të tërheqin dhe turistët vendas. Ne intervistuam disa prej tyre.

Dajti Ekspres ka në pronësi Hotel Belvedere, Restorantin e Ballkonit të Dajtit, parkun e vetëm të Aventurave, Pistën e patinazhit dhe fushat e Golfit. Kështu ata kanë ofruar së fundi një paketë familjare :  dy prindër dhe dy fëmijë (nën 12 vjec) me një cmim prej 49 euro të gjithë bashkë ku përfshihen: një natë në Belvdere hotel, mëngjesi dhe darka e bollshme, teleferiku biletat si dhe pistën e patinazhit. Një ofertë shumë e mirë për një fundjavë në Dajt, por edhe pse jo për një javë pushime. 

Hotel Colosseo me 4 yje, që ndodhet në Rr e Durrësit, tashme eshte gati dhe po pret turiste. “Mezi presim të shohim klientët e pare” thotë Brizida manaxhere e Hotelit. Ajo madje u ka dërguar një email gjithë bashkëpunëtorëve për ti njoftuar jo vetëm për hapjen por dhe për gjithë masat e marra ndërkohë për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm brenda gjithë rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurinë e stafit dhe klientëve.  Colosseo mirëpret udhëtarë edhe nga rajoni që vijnë me makinë, nga gjithë vendet e Balkanit dhe gjithashtu po përgatit dhe gjithë kuzhinën për të ofruar gatime mikse tradicionale dhe italiane si dhe shërbim dinjitoz dhe të pastër. Ata kanë përgatitur gjithashtu paketa të arsyeshme për turistët vendas. 

Hotel UNIK, qe ndodhet pranë Liqenit, në një zone të gjelbër gjithashtu eshte hapur pas pandemise. 20 dhomat e tij do të presin klientët në kushte të pastra, sipas protokollit anti COVID. Ata kanë bërë një ulje 20% për akomodimin gjatë kësaj periudhe. Valentina, menaxherja e hotelit thotë se ky biznes qe ka në pronësi dhe Piceri Pavarotin dhe restorant Gamberon ka punuar pjesërisht dhe gjatë karantinës, pasi ka përshtatur shërbimin duke ofruar shërbim delivery për klientët në shtëpi, me produkte nga piceria dhe restoranti. Stafin e kanë mbajtur dhe mezi presin tashmë të rivënë në punë hotelin e tyre unik.

what to do in April in Tirana

Baret, restorantet dhe jeta e nates

Baret dhe restorantet jane hapur qe me 18 Maj, fillimisht me orar të kufizuar. Tashme po punojne me kapacitet te plote dhe njerezit kane filluar ti frekuentojne rregullisht. Sigurisht respektohet distanca mes tavolinave dhe karrigeve. Ndërsa për lokalet e natës, ende nuk thuhet asgje, pasi ata hapen sigurisht pas ores  9 të mbrëmjes. Për aktivitetin e tyre ende nuk ka një zgjidhje.

what to do in April in Tirana

Muzeumet dhe parqet

Më 18 maj, në ditën ndërkombëtare të Muzeumeve, u hapen muzeumet dhe gjithe sitet kulturore. Kjo ishte një mundësi e mirë për gjithë tur operatorët të përfshijnë në paketat e tyre vizitat në këto site kulturore, të cilat gjithashtu do operojnë me protokollet e anti covid 19.

Qendrat tregtare u hapen me 11 maj, kështu që dhe kjo është një mundësi e shtuar për gjithë  turistët që i frekuentojnë.

what to do in April in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies