Çfare të bësh në Tiranë në Maj? Pusho në Shqipëri, Shpëto turizmin

Tirana ende është e izoluar nga koronavirusi, për sa kohë që raste e reja të infektimeve janë kryesisht në kryeqytetin e vendit. Qyteti po rikthehet në normalitet gradualisht. Dyqanet tashmë janë hapur, po kështu dhe bizneset e tjera kanë filluar punën. Orari i daljes si për Pazar ashtu edhe për në punë është 5am deri 17.30 pm.

Por turizmi është ende larg hapjes së tij. Gjithsesi hotelet janë hapur, dhe cdokush që ka dëshirë të kalojë një natë apo dy netë ndryshe, në qetësi, larg shtëpisë ku ka qenë i izoluar për dy muaj, mund të shkëputet. Ja disa hotele ku mund te qendroni ne Tirane: Hotele në Tiranë

Qeveria po shikon mundësitë për të hapur kufijtë me vendet fqinje, për sa kohë qe Ballkani ka patur një vdekshmëri të ulët nga Covid 19. Së pari mund të happen me Greqine, ku shumë shqiptarë punojnë. Qeveria do të marrë një vendim të tillë në 11 Maj, në varësi të situatës me pandeminë këto ditë. Janë hapur pjesërisht shkollat, ato të mesme me 18 maj, ndërkohë arsimi 9 vjecar do të jetë përfundimisht i mbyllur për tu rihapur në shtator.

Restorantet dhe baret do jenë të fundit që do të happen, ndoshta në qershor. Kjo do të thotë se turizmi ende do të jetë larg fillimit këtë verë.

Sidoqoftë strategji e Ministrisë së Turizmit këtë vit, është të targetohet turizmi i brendshëm dhe ai rajonal. Pra shqiptarët do ftohen të vizitojnë destinacione të ndryshme të Shqipërisë, hotele e ristorante, në mënyrë që të zbutet sadopak kriza e madhe e këtij sektori.

what to do in April in Tirana

Visit Tirana, gjatë muajit maj, do ju njohë me destinacionet rurale dhe atraksionet jashtë Tiranës, ku ju në ditët e lehtësimit të karantinës mund të shkoni dhe të ktheheni brenda ditës. Ushqimin mund ta merrni me vete për sa kohë restorantet janë mbyllur. Këto udhëtime ditore do ju clodhin, do ju sjellin pranë natyrës, dhe do ju bejnë kreativë për të rinisur punën.  Ja disa udhetime nje ditore, ku ne mbremje duhet te ktheheni ne shtepite tuaja: Ture ne Tirane. Ndersa ketu gjeni disa atraksione, si ujevara, kanione, liqene, male Ture jashte Tiranes, ku mund të shkoni dhe vetëm, por mund të na kontaktoni nëse ju duhet një shoqërues. Gjithnjë duke mbajtur parasysh rregullat e distancimit social dhe higjenës.

Përsa i përket kulturës, duket se ajo është ndalur. Ka patur disa koncerte nëpër lagje të organizuara nga Bashkia Tiranë, ndërkohë ne ju sugjerojmë të ndiqni dhe disa shfaqje të teatrit Metropol Tiranë në kanalin e tyre në youtube:   Teatri Online

what to do in April in Tirana

Mund të vizitoni disa muzeume në mënyrë virtuale, kur të dëshironi: Tur Virtual ne Muze.

Lajm i mirë është se Tirana sipas shumë studimeve, tashmë është me e pastër. Kjo për shkak të uljes së trafikut të makinave, mbylljes se aktiviteve të fabrikave e bizneseve, dhe ndalimit të aktivitetit njerëzor. E ndërsa jeta po rifillon , ne bëjmë thirrje që gjithsecili të bëjë sa të mundet për ta mbajtur qytetin sa më pastër. Të mos e ndotim dhe të lëmë pas vetëm gjurmët tona, duke mos hedhur asgjë në tokë. Është momenti të mësojmë disa parime të turizmit të qëndrueshëm për ta mbajtur pastër destinacionin tonë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car