Rakip Shabani-piktori që përjetëson historinë shqiptare

Gallery43 është galeria personale e piktorit Rakip Shabani. Në të janë të ekspozuara rreth 100 vepra të autorit që i takojnë një periudhe kohore nga viti 1969 deri në 2020. Përveç veprave të ekspozuara në këtë galeri, pikturat e Rakip Shabanit janë të ekspozuara edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në Vlorë.

Gjithashtu, veprat e tij mund t’i gjeni te ekspozuara në disa ambasada si ajo e Parisit, Italisë, Brazilit, Monte Carlo etj. Përveç kësaj, hotele të mëdha dhe kroçera kanë zbukuruar ambjentet e tyre me artin e këtij piktori.

Gallery43 mbart këtë emër, pasi edhe vetë piktori ka lindur në vitin 1943. Ne këtë mënyrë emërtimi i saj është i personalizuar dhe i lidhur drejtpërdrejtë me krijimtarinë e tij.

Rakip Shabani

Piktori e lidh ndjeshëm krijimtarinë e tij me natyrën dhe lidhjen organike që arti ka me natyrën. “Artist nuk bëhesh nëpërmjet shkollës, por duke punuar dhe sakrifikuar mbi artin tënd”, thotë ai. Autori ka udhëtuar tre herë në gjithë Shqipërinë dhe ka ndenjur sa më pranë natyrës duke fjetur në male me çobenë e duke kapur në detaje bukurinë e natyrës dhe çdo spektër të dritës. Teknikat që shprehen në pikturat e tij janë të ndryshme duke filluar nga teknika ne vaj, ne akuarel etj.

Shumë piktura te tij lidhen me kulturën dhe historinë e kombit shqiptar. Përvec figurave historike, autori ka dhe një dhomë që i dedikohet plotësisht legjendave shqiptare. Arti figurativ është shumë i rëndësishëm pasi përjetëson historinë. Për autorin ky është misioni i artit të tij: Të përjetësojë historinë dhe kulturën shqiptare nëpërmjet pikturës. Fjala art do të thotë ndjenjë dhe përjetësimi i artit të vërtetë lind vetëm nëse një artist studion dhe njeh etnografinë, topografinë, përrallat dhe legjendat e një vendi. Të kuptuarit të origjinës së një toponimi është dhe kuptimësia e historisë së këtij vendi.

Rakip Shabani

Kjo lidhje e fortë me kulturën dhe natyrën shqiptare shprehet më së miri në pikturat dedikuar Ali Pashës. Figurës së Ali Pashës i është kushtuar një dhomë e posaçme në Gallery43. Në të do të shihni piktura të ndryshme që i dedikohen figurës së tij si dhe një pikturë dedikuar vendit ku e vranë Ali Pashën. Dëshira për të pikturuar figurën e Ali Pashës lindi pasi gjithë autorët e huaj kishin krijuar për të, ndërsa një piktor shqiptar jo. Për të hedhur figurën e tij në letër Rakip Shabani ka studiuar librat e asaj kohë, etnografinë dhe figurën e Aliut. Ali Pasha është studiuar nga ky autor në aspektin social dhe jo mbi bëmat famëkeqe. Ali Pasha cilësohet si një figurë sociale duke qenë dhe myslimani i vetëm që ka ndërtuar një kishë. Gjithashtu ai vlerësohet për rëndësinë që i ka kushtuar artit dhe historisë.

Rakip Shabani

Në krijimtarinë e piktorit nuk mund të mos vihen re dhe pikturat mbi kryeqytetin. Në të vihen re detajet e shumta të urës së Tabakavë dhe lagjja e Tabakëve. Piktura këto të shprehura në bardh e zi, por duhet theksuar që në asnjë prej pikturave të autorit nuk ka hije pasi autori ka një lidhje organike me dritën dhe e shpreh në cdo pikture. Përveç pjesës historike autori ka prezantuar dhe jetën urbane me ciklin e endacakëve të rrugëve. Në cdo portret te tyre shprehet dhe historia e ‘barbonëve’ të Tiranës siç i quan autori.

Rakip Shabani

Kur pyetet mbi Tiranën e ditëve të sotme dhe artin nuk nguron të shprehë pakënaqësinë e tij. Autori shprehet se qytetit i mungon arti dhe infrastuktura e qytetit nuk është aspak artistike ose që të mbartë vlerat e të shkuarës..

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car