Cfare të bësh në Shkurt në Tiranë

Mirëse erdhët në Tiranë në muajin Shkurt 2020. Ky muaj është dhe muaji historik i 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet. Më 11 shkurt me një vendim të Kongresit të Lushnjës u vendos që kryeqyteti i Shqipërisë të bëhej Tirana, një vend i qetë, i lirë nga ushtritë e huaja, por dhe strategjik për pozicionin e tij gjeografik afër portit, në zemër të Shqipërisë dhe me urë lidhëse nga të gjitha anët.

Tirana-in-1920

Tirana nisi të zhvillohej fillimisht me arkitekturë të tipit italian dhe më pas me stile komuniste dhe moderne, duke marrë gjithë gjurmet e historisë së një shekulli. Për të parë se si ka ndryshuar qyteti në këto 100 vite klikoni ketu!

Disa aktivitete janë përgatitur këtë muaj nga Bashkia Tiranë, ndërkohë më 11 shkurt do ketë dhe koncert në Sheshin Skëndërbej. 

koncert festiv

Shkurti është muaji i dashurisë (Shen Valentini). Shkurti shënjon dhe fundin e dimrit, dhe në këtë muaj në Tiranë ndihen shpërthimet e para të pranverës me çeljen e mimozave. Dita zgjatet dhe njerëzit ndihen më të motivuar për të shëtitur më shumë apo për të qendruar në bare dhe restorante. Është koha kur fillojnë dhe të shtohen udhëtimet në natyrë.

foto-zemra

Megjithatë Shkurti nisi me borë në Dajt. Pse të mos merrni teleferikun dhe të bëni një udhëtim në malin e Dajtit që zgjat vetëm 15 minuta. Aty mund të luani me topa bore, të bëni një shëtitje me kalë, të konsumoni një drekë të shijshme me pamje të bukur të Tiranës, të luani golf etj.

Jeta kulturore fillon të gjallërohet më shumë me programin e ri të shfaqjeve dhe eventeve në kryeqytet. Por çfarë gjërash interesante mund të bëni në Shkurt në Tiranë? Ne ju ofrojmë disa sugjerime për ju. Nëse jeni të interesuar për ture ditore, ture kulinarie, ture të komunizmit etj, ne mund t’ju ndihmojmë me organizimin e tyre. Për më shumë ture shikoni ketu.

14 Shkurti, Dita e Shën Valentini është kryefjala e këtij muaji. Në Shqipëri, Shën Valentini ka filluar të festohet masivisht dekadën e fundit. Kjo është një ditë simbolike për të gjitha çiftet që zgjedhin ta kujtojnë këtë ditë duke suprizuar të dashurit e tyre me dhurata apo dedikime të ndryshme. Të shumta janë zgjedhjet për të festuar këtë ditë: disa preferojnë një udhëtim, disa një darkë romantike , dhe disa me dhurata të personalizuara.

st valentine

Një ditë e rendësishme është dhe për bizneset, veçanërisht hotelet dhe restorantet që përgatisin ofertat e tyre speacile për Ditën e Shën Valentinit. Nëse doni të kaloni Shën Valentinin në një hotel në Tiranë, këtu gjeni hotelet që ne rekomandojmë. Nëse darka romantike është ajo që dëshironi, këtu gjeni një listë me restorante në Tiranë që ja vlen t’i hidhni një sy.

Ndërsa për personat që janë vetëm këtë Shën Valentin, ka plot gjëra që mund të bëjnë. Mund të marrin kohë dhe të vizitojnë atraksionet kryesore të shpërndara nëpër qendrën e qytetit. Jeta e natës s’ka pse të kthehet në bezdi në 14 Shkurt, pasi janë të shumtë ata që zgjedhin të argëtohen me shoqërinë e tyre single në baret e Tiranës.

Përveç turneve dhe jetës së natës, të gjithë mund të shijojnë ekspozitat dhe shfaqjet teatrale që do të jenë në skenë gjatë këtij muaji. Ju mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ndodhin në Tiranë këtu!

Me mbylljen e muajit Shkurt mbyllet edhe konkursi ynë fotografik #TiranaWinter2019. Ndaj, mos harroni, nëse keni foto nga Tirana, të shkrepura edhe gjatë ditës së Shën Valentinit, mund t’i postoni në rrjete sociale me hashtagun e konkursit dhe mund të keni fatin të jeni një nga fituesit e këtyre çmimeve. Fituesi i cmimit të parë do të ketë mundësinë të fitojë nje pikturë nga artistit Rakip Shabani. Fituesi i cmimit të dytë dhe të tretë ka shansin të përjetojë, së bashku me një shok, adrelinën që të dhurojnë bicikletat elektrike te LikSad eBike.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies