Terminale të reja autobusi në Tiranë në 2020

100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri. Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës. “E kemi filluar vitin e ri me punë konkrete, që përkojnë me 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet. Tiranës iu deshën 100 vite të vinte në këtë ditë ku është sot, por besoj se nuk mund të presim edhe 100 vjet të tjera për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme. Një prej tyre është Unaza e Madhe e Tiranës, që përshkon gjithë zonën e Rr. “Teodor Keko”, ose siç njihet ndryshe, zona e Astirit. Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e “Shqiponjës”, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu. Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje.

Terminali i ri

E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnë aty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve derisa të ndodhë transferimi. Ai nënvizoi se terminali i ri i autobusëve do të harmonizohet edhe me terminalin e trenit për Rinas apo Durrës. Dikush qe do të përdorë trenin nga Rinasi, Durrësi, si aks i parë, pastaj edhe me degëzimet e tjera më afatgjatë, do të ketë mundësi që transportin multimodal ta kryejë në këtë hapësirë me tren, me autobus urban, biçikletë, taksi apo çfarëdolloj mënyre tjetër që do të dojë të qarkullojë në Tiranë”, tha Veliaj.

Terminali i ri

Një tjetër lajm i mirë është edhe ndërtimi i terminalit të ri juglindor për Tiranën.  “Brenda këtij viti do të kemi përfundimisht edhe terminalin juglindor në zonën e Farkës, përveç terminalit qendror në hyrjen perëndimore të Tiranës, këtu në kthesën e Kamzës, për t’u kthyer në një qytet modern, ku janë të ndara hyrjet dhe portat e qytetit për transportin ndërqytetas”, nënvizoi Veliaj. Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë jo vetëm kushte më të mira, por edhe lehtësi në qarkullim.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies