Arilena Ara është fituese e Fest ’58

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që do të mbahet në Hollandë më 16 maj 2020. Kënga e saj “Shaj” ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë. Këngëtarja shkodrane, Arilena Ara vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime në youtube me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj.

Në vend të dytë u rendit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari. Ne festivalin e 58 ishin të ftuara edhe dy këngëtare me famë botërore, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, fituese e çmimit të dytë në Eurovizion 2019, dhe këngëtarja italiane Giusy Ferreri, që me kengët e tyre krijuan një atmosferë të jashtezakonshme në Pallatin e Kongreseve.

Arilena Ara do të jetë përfaqësuesja e 17 shqiptare në Eurovision. Vjet Shqipëria u prezantua me Jonida Maliqin me këngën ‘Ktheju Tokës”. Çdo vit Shqipëria ka dërguar në eurovizion balada, dhe ka qenë kërkesa e vazhdueshme e publikut për të sjellë këngë më ritmike. Por dhe në këtë Eurovision Shqipëria do paraqitet sërish me baladë, me këngën ‘Shaj’ të Arilenës.

Shqipëria ka marrë pjesë në konkursin e këngës në Eurovision për herë të parë në vitin 2004. Kanali transmetues, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), ka qenë organizatori i konkursit zgjedhës të këngës kualifikuese për në Eurovizion, që nga debutimi i vendit. Festivali Shqiptar i Këngës është organizuar çdo vit që nga viti 1962. Por këngëtarja që ka përfaqësuar Shqipërinë për herë të pare në Eurovizion ka qenë Anjeza Shahini me këngën "Imazhi yt", e cila fitoi Festivalin shqiptar të këngës më 2003. Në Eurovision ajo u rendit e 7-ta ne finalen e madhe. Ndërsa performanca më e mirë shqiptare në Eurovision ka qenë në vitin 2012, me këngëtaren Rona Nishliu, e cila me këngën Suus, u rendit në vendin e 5-te.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car