Dhjetori në Tiranë, muaji i solidaritetit

Ky është muaji i solidaritetit, i dhurimit. Muaji ku gjithkush mund të ndajë ato që ka me tjetrin. Pas dhimbjes që la pas tërmeti i 26 nëntorit me epiqendër në Durrës, ky është muaji ideal që të festojmë me njëri-tjetrin dhe të dhurojmë dashuri. Gjatë gjithë këtij muaji, Visit Tirana do t’i bëjë jehonë gjithë eventeve bamirëse, gjithë iniciativave private apo shtetërore që dhurojnë, ndihmojnë, dhe u sjellin gëzim, të prekurve nga tërmeti i muajit të kaluar.

Visit Tirana e ka shpallur Dhjetorin si muajin e dhurimit dhe solidarizimit për njerëzit që kanë nevojë. Dhuroni batanije, një supë të ngrohtë për një të pastrehë, bashkohuni me organizata të ndryshme ku mund të kryeni punë vullnetare.

December in Tirana

Të presim festat e fundvitit me gëzim

Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundivitit kishte nisur që në javët e fundit të nëntorit. Pas ditëve të zisë kombëtare, në pak ditë kryeqytetit do t’i rikthehet shkëlqimi i duhur për të pritur festat. Fëmijët janë ata që mezi i presin, ndaj për ta duhet të ketë patjetër aktivitete në Tiranë. Qendra e festimeve do të jetë sheshi “Skënderbej” me fshatin e festave, ku sheshi kthehet në një fshat të vogël më shtëpiza druri të dekoruara më ngjyrat e krishtlindjes dhe dritat vezulluese. Shtëpizat e drurit janë dyqane artizanale, bare dhe restorantet të improvizura, ku vizitorët mund të blejnë dhurata, të konsumojnë ushqime dhe pije.

Disa nga sugjerimet e Visit Tirana për të kaluar bukur këtë Dhjetor në Tiranë:

Admironi dritat e krishtlindjeve

Rrugët më të bukura për t’u parë janë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pazari i Ri, Pedonalja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rr. Kavajës, zona e ish-bllokut etj.

December in Tirana

Pazari i Ri

Për pasdite dhe mbrëmje të gjalla kaloni kohë te Pazari i Ri, i cili mbetet një pikë interesante për t’u vizituar në çdo kohë në Tiranë. Atmosfera e festave ndihet mjaft bukur edhe në këtë zonë të frekuentuar nga vendasit dhe të huajt.

Kalaja e Tiranës

Nuk mund të mungojë në listën e vendeve për t’u argëtuar këtë muaj as Kalaja e Tiranës. Baret dhe restorantet, si dyqanet e suvenireve në ambientet e kalasë vezullojnë nga dritat dhe zbukurimet duke i tërhequr më shumë vizitorët të kalojnë kohë pranë ambienteve të tyre. Vendi ku mund të blesh suvenire për miqtë, të konsumosh ushqime të shijshme apo një gotë verë të ngrohtë me miqtë është ajo që ju duhet në ditët e ftohta të dhjetorit në Tiranë.

December in Tirana

Bëj pazare

Suvenire, dhurata, ushqime, gjithçka që doni për familjen dhe miqtë tuaj ju mund t’i blini në një vend të vetëm siç janë “tregu i Krishtlindjeve” si dhe në qendrat tregtare dhe dyqane të ndryshme në Tiranë.

Shijoni dëborën

Tirana është me fat që ka afër Malin e Dajtit, i cili gjatë dimrit mbushet me dëborë. Udhëtimi me teleferik është një ndër gjërat që duhet të përjetoni. Udhëtimi zgjatë rreth 15 minuta, ku do të keni mundësi shijoni panoramën e mahnitshme veçanërisht kur është e mbuluar me dëborë. Edhe pse nuk ka qendra skish, ju mund të argëtoheni duke luajtur në dëborë.

Mos humbni eventet në Tiranë

Njerëzit kanë shumë ditë pushimi. Ndaj mund ti kaloni duke parë filma në kinema, shfaqje në teatro, ndiqni koncerte gjatë festave të fundvitit. Për të mos humbur eventet që ndodhin në Tiranë, mjafton të shihni herë pas herë kalendarin e eventeve në faqen tonë.

Disa nga eventet e publikuara deri më tani janë:

  • Ëndrra e një nate vere- shfaqje në Teatrin Metropol (deri 6 dhjetor)
  • OSAAB pazari i 20-të ndërkombëtar (8 Dhjetor 2019 Hotel Rogner)
  • Rage of the Rampage- koncert në Tiranë (20 Dhjetor 2019, Parku Olimpik)
  • Tirana Patience- ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve
  • Ekspozitë e Jean Molitor-Një udhëtim fotografik përreth botës (9 dhjetor 2019) Muzeu Kombëtar

Stafi i Visit Tirana ju uron të kaloni një muaj të gëzuar! Le të presim vitin 2020 me shpresën se do të jetë një vit më të mbarë për shqiptarët.

December in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Easy Rent a Car