Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë-çfarë sjell ky çmim

Tirana është qyteti i 14-të që fiton çmimin “Kryeqyteti Rinor Europian”. Ky është një çmim vjetor që i jepet një qyteti europian, dhe nuk është thjesht një trofe. Përgjatë një viti qyteti fitues bëhet qendra e gjithë aktiviteteve rinore dhe merr një vizibilitet të jashtëzakonshëm. Për një vit, Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka do të thotë shumë projekte, shumë aktivitete, një promovim i jashtëzakonshem i Tiranës dhe Shqipërisë, dhe shumë mundësi për të rinjtë tanë për t’u organizuar dhe lidhur me gjithë rrjetet rinore europiane.

Tirana fituese e ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’

Inkurajimi i rinisë për pjesëmarrje dhe mbajtja e titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ka kontribuar në rritjen e angazhimit të të rinjve në proceset e vendimmarrjes përmes strukturave të ndryshme duke lidhur kështu më mirë të rinjtë me autoritetet lokale.

Çfarë synon programi i “Kryeqyteti Europian i Rinisë”?

Nëpërmjet aktiviteteve që do të organizohen program ka si qëllim: Krijimin e mundësive të reja; Të sjellë ndryshime pozitive; Inkurajon pjesëmarrjen aktive; Promovon vullnetarizmin; Nxit identitetin evropian; Mbështet larmishmërinë dhe përfshirjen; Forcon organizatat rinore; Rrit investimet në rininë; Përforcon zërin në Evropë; Shndërron qytetin në një pikë takimi ndërkombëtar; Lidh të rinjtë mes tyre.

Tirana fituese e ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’

Qyteti i parë që e ka fituar këtë cmim është Roterdami në 2009. Pastaj me radhë: Torino (Itali), Antëerp (Belgjike), Braga (Portugali), Maribor (Sllovenia), Selanik (Greqi), Clunj Napoca (Rumani); Ganja (Azerbaxhan), Varna (Bullgaria), Cascais (Portugali), Novi Sad (Serbi); Amiens (France).

Bashki nga e gjithë Europa kanë patur mundësinë të aplikojnë në këtë konkurs, ku secili prezanton me video dhe shembuj, argumente përse meriton të jetë kryeqytet rinor europian, duke treguar vençantitë e identitetit dhe forcës së rinisë. Tirana u prezantua me një video të mrekullueshme me dy breza, ku brezi i ri, shumë fëmijë dhe pastaj të rinj flasin në disa gjuhë të huaja. Fitore e merituar! Bashkia Tiranë do të nisë që tani përgatitjen e një kalendari aktivitetesh për ta kthyer këtë vit në një vit ku Tirana të dëgjohet në mbarë Europën.  

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car