Veliaj propozon TVSH zero për të gjithë autobusat elektrikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë sot në dëgjesën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, ku diskutoi për projekt-buxhetin e Shtetit për vitin 2020. Në fjalën e tij, ai propozoi rishikimin e ndarjes së re territoriale, në mënyrë që Aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo e Fushë-Krujës, për të krijuar mundësi për investime.

"Veliaj

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi vendosmërinë e qytetit për të përqafuar teknologjinë ekologjike në transportin publik. Për këtë, ai propozoi uljen e TVSH-së për autobusët dhe mjetet elektrike, duke sjellë në këtë mënyrë edhe mbrojtjen e mjedisit dhe të jetës së qytetarëve.

Në dëgjesën për projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2020, Veliaj deklaroi se është momenti që sikurse shumë vende të Europës kanë një ligj të veçantë për kryeqytetin, edhe Tirana të ketë një të tillë.

“Vitin tjetër Tirana mbush 100 vjet. Është shumë e rëndësishme që të ketë më në fund një ligj të vetin. Do donim që ai vit jubilar të përkthehet edhe në një vit sinjifikativ në aspektin e legjislacionit”, tha Veliaj.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car