Çfarë të bësh në Nëntor në Tiranë

Ejani dhe festoni me ne muajin e krenarisë së Shqiptarëve! Nëntori është padiskutim muaji më festiv, pasi shqiptarët festojnë ditën e pavarësisë dhe çlirimit të atdheut më 28-29 Nëntor. Këtë vit kujtohet 107 vjetori i pavarësisë dhe 75 vjetori i Çlirimit të vendit. Po kështu dhe 75 vjetori i çlirimit të qytetit të Tiranës më 17 Nëntor. 

Nëntori njihet dhe si muaji i Librit, pasi organizohet eventi më i madh për gjithë adhuruesit e librave, Panairi i Librit në Pallatin e Kongreseve. Edhe pse netët bëhen më të gjata dhe ditët më të shkurtra dhe të ftohta në Nëntor, kjo nuk është një arsye për të qendruar në shtëpi. Tirana është e mbushur plot me evente interesante dhe të mëdha këtë muaj duke filluar me Panairin e Librit, Panairi “Tirana Street Food”, Festa e Pavarësisë, Nata e Bardhë etj.

What to do in November in Tirana

Panairi i Librit është panairi më i madh i librit në Shqipëri. Panairi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datat 13-17 Nëntor. Ky panair është më i frekuentuar dhe më popullor në krahasim me të gjitha panairet e organizuara në Tiranë. Tregon interesimin e librave për shqiptarët e të gjitha moshave.

What to do in November in Tirana

14-17 Nëntor- Tirana Street Food Fair në sheshin “Skënderbej”.

16 Nëntor- Ballet on Ice në Pallatin e Kongreseve.

Balet në Akull - brenda sallës së Pallatit të Kongreseve duke e shndërruar për herë të parë të ekzistencës së saj në një pistë të shndritshme akulli. Trupa Shtetërore e Shën Petersburgut do të performojë në datë 16 Nëntor 2019, me rreth pesëdhjetë balerinë profesionistë dhe fitues çmimesh të Konkurseve Botërore dhe Evropiane të Patinazhit dhe Lojrave Olimpike kanë qenë ndër vite pjesë e Baletit në Akull të Shën Petersburg-ut.

What to do in November in Tirana

17 Nëntori është ditë historike për qytetin e Tiranës, sepse ajo mbahet në mend si Dita e Çlirimit të Tiranës (17 nëntor 1944). Bashkia e Tiranës organizon disa aktivitete festive, duke vënë gjithashtu kurora me lule në monumentin e “Ushtarit të Panjohur”, ose në statujën e "Nëna Shqipëri" në Varrezat e Dëshmorëve.

What to do in November in Tirana

23-26 Nëntor “Njihu me Rusinë” panair në Pallatin e Kongreseve

Në datat 23-26 Nëntor 2019, do të keni mundësi të njiheni me kulturën ruse, tradita dhe vodkën e famshme.

28 Nëntori është dita më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, ku ne festojmë Ditën Kombëtare të Pavarësisë ose Ditën e Flamurit. Ka shumë aktivitete përpara ditës në mbarë Shqipërinë, veçanërisht në Tiranë dhe Vlorë.

What to do in November in Tirana

29 Nëntori është gjithashtu një ditë festive. Mbahet në mend si dita e Çlirimit të Shqipërisë nga nazistët në vitin 1944. Por në dekadën e fundit, ajo zëvendësohet me Natën e Bardhë, e cila fillon në natën e 29 nëntorit, ku njerëzit kalojnë gjithë natën jashtë dhe vazhdojnë të festojnë deri në agim. Galeritë dhe muzetë janë të hapura për t’u vizituar, dhe shumë surpriza të tjera janë planifikuar këtë vit.

What to do in November in Tirana

Ekspozitat fotografike apo të pikturës i gjeni të hapura gjatë gjithë muajit, po kështu teatro, filma, shfaqje, koncerte janë tashmë ta planifikuara dhe do ti gjeni të përditësuara në faqen tonë të eventeve. 

Për gjithë adhuruesit e kërcimit, shfrytëzoni çdo javë mbrëmjet e vallëzimit tango. Tango Tirana, komuniteti i tangos argjentinase ne Shqiperi, organizon MILONGA, çdo të enjte, ora 21.00. 

What to do in November in Tirana

Mos harroni të postoni fotot tuaja të Tiranës dhe të merrni pjesë në konkursin e fotografisë në mediat sociale me hashtag #TiranaAutumn2019. Konkursi do të përfundojë në 30 nëntor.

Një muaj i mrekullueshëm ju pret në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies