Çfarë të bësh në Tetor në Tiranë

Tetori është një periudhë e artë, më e bukura e vjeshtës, pasi gjethet e verdha mbulojnë qytetin, dhe moti është perfekt, as shumë ftohtë as shumë nxehtë. Periudhë e mrekullueshme për aktivitete outdoor dhe për të ndjekur evente të shumta në Tiranë, që përgatiten si për vendasit dhe për të huajt vizitorë. Tetori është plot me evente, festivale, ekspozita, panaire, maratona sportive, koncerte dhe shfaqje të mrekullueshme.

What to do in October in Tirana

Është muaji ku eventet kulmojnë, thuajse çdo ditë është e ngjeshur, dhe ju do keni mundësi të vizitoni disa evente njëherësh. Le të eksporojmë së bashku disa prej tyre që do të ngrohin ditët tuaja me kujtime të paharrueshme.

Tirana Photo Festival

Eventi më i madh i fotografisë në kryeqytetin shqiptar. Një event që i kushtohet plotësisht fotografisë, promovimit të vendit dhe edukimit të të rinjve me pasionin për fotografinë.  Eventi hap dyert më 8 tetor 2019, ora 18.00 te Muzeu Historik Kombëtar, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për një jave, deri më 15 tetor 2019. Veç ekspozitës ka workshope, foto ture, forume etj. Mos e lini pa parë ekspozitën e këtij festivali.

What to do in October in Tirana

Maratona e Tiranës

Eventi më madh dhe ndërkombëtar, ku mblidhen vrapuesit e gjithë moshave nga 40 vende të botës dhe garojnë në këtë event sportive që zhvillohet në Tiranë. Itinerari do të përfaqësojë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë në sfidë por dhe kënaqësi. Vec sportit, kjo do jetë një ditë feste për konkurentët por dhe për qytetarët. Do jetë aktivitete kulturore dhe artistike të shumta brenda këtij eventi.  

What to do in October in Tirana

Tre tenorë, koncert në pallatin e Kongreseve

3 Tetor, 19:00

Një nga koncertet më të bukura në Tiranë, dhe të shumëpritura ku do ketë muzikantë shqiptarë dhe të huaj për gjithë dashamirësit e muzikës klasike.

Koncert rrok poshtë kurorës së ullirit

Një koncert fantastik nga këngëtarët e njohur shqiptarë: Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa, Flaka Krelani dhe Kastriot Tusha, dhe i ftuar special Kristos Dantis. Me 8 tetor te Amfiteatri i Tiranës, ora 8 pm

Tirana Kino Kabare 

Më në fund Tirana do ketë sesionin e saj të parë Kino Kabare, një javë e kaluar me adhuruesit e filmit ku producentët si amatorë dhe profesionistë do kenë shancin të krijojnë një video, film të shkurtër, dokumentar, pra çdo gje që ju bën të ndiheni të frymëzuar për të krijuar në frymën e Kino Kabare. Bashkojuni komunitetit të madh të kinematografisë. Do takohen bashkë talentët mbarë kombëtare dhe do tu jepet mundësi që të bëjnë filma të shkurtër për kinema/

 Panairi Study Fair në Europë

Ky panair do të zhvillohet te Hilton Hotel, aty ku shumë student por edhe nxënës do të ftohen të marrin pjesë për tu njohur me mundësitë e studimit në vende të ndryshme europiane. Panairi është i hapur për të gjithë, dhe për prindërit që të informohen për shkollat më të mira ku do të cojnë fëmijët e tyre.

AllWeb Albania 2019- Edicioni IV

Konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital organizohet për herë të katërt.
Prej 3 vitesh organizim, AllWeb është konferenca që ka tejkaluar pritshmëritë dhe po ndikon fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të Marketingut dhe Inovacionit. Përmbajta cilësore vjen nga folës Ndërkombëtarë / Rajonalë dhe vendas.

What to do in October in Tirana

Zgjidhni eventi tuaj të preferuar dhe ruani datën. Mos harroni të klikoni në portalin http://www.visit-tirana.com per te ndjekur eventet më të fundit në Tiranë dhe cdo informacion, atraksion dhe rekomandime se çfarë të bëni në Tiranë.

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort