Numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e dytë 2019 është 372, duke shënuar rritje prej 28,3%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Sipas statistikave te sapopublikuara të INSTAT, vihet re një rritje e interesit për kulturën, si për shfaqje, vizita kulturore, si dhe librin.
Në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e dytë të vitit 2019, janë organizuar 18 premiera, pa pësuar ndryshim nga tremujori i dytë 2018. Në tremujorin e dytë 2019, numri i spektatorëve është 71.970, duke shënuar rritje me 46,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e dytë 2019 është 193 spektatorë për shfaqje nga 169 spektatorë në tremujorin e dytë 2018.
Institucione qendrore të artit dhe kulturës
Në tremujorin e dytë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 143 të tilla, 24 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 12 premiera, dy më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në tremujorin e dytë 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 19.154 të tillë, duke shënuar një rritje me 30,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje ka shënuar një rritje, nga 169 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e dytë të vitit 2018, në 193 spektatorë për shfaqje, në tremujorin e dytë 2019. Rritja është në masën 14,5 %.
Trashëgimia kulturore
Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e dytë 2019 është 331.767 vizitorë, duke shënuar rritje me 3,0%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 103.536 janë vizitorë në muze, 97.446 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 130.785 janë vizitorë në parqe arkeologjike.
Në tremujorin e dytë 2019, numri i vizitorëve gjithsej të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike ishte 178.560, duke shënuar një rritjeme 24,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.Gjatë tremujorit të dytë 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj krahasuar me vizitorët vendas.
Biblioteka Kombëtare
Në tremujorin e dytë 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 27.180 njësi, 29,3 % më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Në tremujorin e dytë 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 37.026, duke shënuar rritje me 63,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e dytë 2019 janë afishuar 1.118 tituj të rinj dhe 3.699 ekzemplarë të rinj.
Burimi: Revista Monitor
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |