Rreth e rrotull liqenit artificial të Tiranës me biҫikletë

Shumë prej jush mund të mendojnë se Tirana nuk ofron shumë mundësi argëtimi ose këto evente janë të programuara në data të caktuara dhe për këtë arsye zgjedhin të largohen nga Tirana gjatë fundjavës, por ne kemi një sugjerim tjetër për të gjithë ju që ndani këtë mendim.

Around Tirana Lake on a bike

Nuk ke përse pret gjithmonë evente ose miq por merr biҫikletën dhe drejtohu liqenit artificial të Tiranës për një super aventurë, nëse nuk disponon një të tillë mos u shqetëso pasi në hyrje të liqenit ndodhen disa pika të ndryshme të cilat ofrojnë biçikleta me qera. Këto pika gjenden lehtësishtë, prej orës 8:30 e deri në mbrëmje.

Pasi të jesh drejtuar në Parkun e liqenit nisu drejt rrugës së biçikletave në krah të digës së liqenit dhe përshko këtë rrugë, duke ndjekur  korsinë që të drejton për nga Fari do të kalosh nëpër rrugë që të drejtojnë në brendësi të parkut.

 Ajo ҫka do të vini re gjatë këtij udhëtimi është se do të ecni në rrugë  të cilat ofrojnë pamje të ndryshe të parkut, ndaj mund të ndaloni në disa vënde për të fotografuar këto pamje të mrekullueshme të cilat falin një kënaqësi të jashtëzakonshme.

Around Tirana Lake on a bike

Momenti që zbret liqenin mund të themi se është pjesa më e veçantë e këtij udhëtimi pasi duhet të bësh një zbritje të lehtë në tatëpjetë, dhe kjo do t’iu dhurojë adrenalinë por njëkohësisht ju drejton edhe në  pjesën e fundit duke shënuar kështu  dhe fundin e këtij udhëtimi.

 Rrugë të pastra, të shtruara, gjelbërim, cicërima zogjsh dhe pamje mahnitëse, kjo është gjithçka që ofron parku i Tiranës. E thënë ndryshe është vendi më perfekt për t’u furnizuar me energji pozitive.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort