Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë

Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet te Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë në Gusht.

Nëse mendoni se Tirana nuk ka gjallëri në Gusht, ne ju tregojmë të kundërtën. Është e vërtetë që gjatë Gushtit Tirana është më e qetë, por vetëm orëve të nxehta të ditës.

Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë

Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve në Tiranë sheh kaq shumë gjallëri në qendrat kryesore. Sheshi Skënderbej, është vendi ku mblidhen të gjithë, prindër dhe fëmijë, të rinj e të reja që shëtisin rreth e rrotull sheshit. Numri i turistëve shtohet dhe në Gusht. Nëse vizitoni gjatë paraditeve ose pasditeve Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës do të shihni që thuajse çdo ditë do të gjeni aktivitete argëtuese.

Çfarë të bësh në Gusht në Tiranë

Gjatë fundjavave mund të shkoni në lumin Erzen për t’u freskuar, ose Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta të Tiranës. Pishinat janë një opsion tjetër dhe gjeni plot të tilla veçanërisht në periferi të Tiranës.

What to do in August in Tirana

Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga vapa, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mire e Ballkoni Dajtit. Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.

What to do in August in Tirana

Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë, Bunk’Art mund t’i vizitoni në Gusht.

Për ju që jeni të apasionuar pas artit dhe ekspozitave këtë muaj nuk duhet të lini pa vizituar ekspozitën “Leonardo - Opera Omnia” në Muzeun Historik Kombëtar ku ekspozohen 17 piktura të Leonardo Da Vinci të riprodhuar me një teknologji të avancuar të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 10 Gusht.

What to do in August in Tirana

Ndërsa gjatë çdo të martë të Reja shfaqen filma ku protagoniste kanë qenë aktoret italiane si: Sophia Loren, Claudia Cardinale, Gina LolloBrigidida. Një program i përgatitur nga Instituti Italian i Kulturës.

Këto janë rekomandimet tona për t’ju ardhur në ndihmë që të eksploroni Tiranën dhe të mos humbisni aktivitetet më të rëndësishme.

Ne ju urojmë një qëndrim sa më të këndshëm dhe mos harroni të postoni fotot tuaja nga Tirana në Instagram dhe Facebook me hashtag #TiranaSummer2019! Konkursi ynë i fotografive është ende i hapur dhe ju mund të jeni një nga fituesit. Shijojeni Tiranën në Gusht!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort