Super koncert në Sheshin Skënderbej me rastin e 15-vjetorit të Digitalb

Ashtu siŅ« u premtua edhe më herët, dje në sheshin Skënderbej u organizua koncerti më i madh i vitit.  Digitalb ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme, platforma televizive shënoi dje 15 vite nga krijimi i saj. Festa nisi mëngjesin e datës 13 dhe vijoi përgjatë tri ditëve duke e mbushur sheshin me lojëra, ngjyra, muzikë etj.

15 Vjet Digitalb koncert ne Tirane

‘Illusionarium’ ishte Muzeu i  Iluzioneve Optike, i cili u organizua më datat 13-14-15 Korrik në Sheshin Skënderbej. Ky muze ishte një ndër më të vizituarit përgjatë tre ditëve nga të gjitha moshat.

15 Vjet Digitalb koncert ne Tirane

Në shesh u vendos edhe një instalacion i dinozaurit, i cili ishte dhe një atraksion i preferuar për të bërë foto. Ndërsa koncerti i shumë pritur nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në orët e vona të natës. Kulminacioni i mbrëmjes ishte dhe spektakli i  fikshezjarreve, një surprizë e bukur për pjesëmarrësit në koncert.

15 Vjet Digitalb koncert ne Tirane

Në mbrëmjen e djeshme performuan artistët më të njohur shqiptarë si: Faydee & Luana Vjollca,  Alban Skënderaj, Ledri Vula, Elvana Gjata,  Mc Kresha & Lyrical Son, Jericho, Kida, Tayna, Aurela Gaçe, Young Zerka, Vedat Ademi,  Ronela Hajati si dhe  Ylli Limani, të cilët u ngjitën në skenë për t’i dhuruar publikut të kryeqytetit një natë të jashtëzakonshme nën tingujt e muzikës më të mirë. Emocione, brohoritje, dhurata, argëtim, ishin  këto disa nga elementët e këtij super koncerti. Gjithashtu  koncerti u transmetua  live në Top Channel për të gjithë teleshikuesit.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by DigitAlb (@digitalb_official) on

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies