Guidë për jetën e natës në Tiranë

Tirana tashmë është i njohur si qytet me shumë të rinj, dhe një qytet plot gjallëri. Ajo që turistët kërkojnë është të kenë më shumë informacion për jetën e natës, për të shijuar dhe ata mes të rinjve këtë atmosferë. Edhe pse bizneset e turizmit të natës ankohen për kufizimet e orareve të vendosura nga autoritetet vendore dhe do të donin më shumë liri, ne mundëm të gjejmë disa vende të bukura për tua sugjeruar turistëve. Më poshtë gjeni një guidë të jetës së natës për të gjitha shijet.

Pre-Party

Në  këtë  kategori ne do t’ju sugjeronim disa bar lounge  të  cilat ju japin mundësinë  të  shijoni një  gotë  vere ose një kokteil. Ndër to, disa nga më të  njohurat e më të frekuentuarat në Tiranë  janë  si më poshtë:

Colonial Tirana 

Colonial Tirana është  një  ndër baret më interesante në Tiranë dhe mjaft e frekuentuar nga të rinjtë, stafi i sjellshëm do t’ju ndihmojë të zgjidhni një nga shumë pijet e personalizuara të bazuara në disa pyetje specifike mbi shijet tuaja personale dhe kështu do të kaloni disa orë të këndshme. Ju rekomandojmë të provoni disa nga pijet e ftohta origjinale të tyre, pasi do të gjeni  koktejle  pafundësisht të ndryshme, me shije dhe dekore të larmishme.

Vendndodhja: Rruga Pjetër Bogdani 3, Tiranë 1000

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Ilir Dushkaj (@colonial_tirana) on

Vinyl by Padam 

Padam Garden përveҫ restorantit ofron dhe zonën Lounge Bar, duke kombinuar elegancën me ndriçimin delikat, i vendosur në një kopësht të gjerë  nën dizajnin e rinovuar modern ofron për ju  pijet klasike dhe koktejle të ndryshme. Padam ofron ҫdo fundjavë  muzikë nga grupet dhe DJ-t  më të njohur.  Ndërsa të  enjteve mbrëma “Vinyl by Padam” përfshihet nën tingujt e muzikës Jazz.

Vendodhja: Rr. Mustafa Matohiti, Vila Nr. 2,, Tirana 1000 Albania

Radio Bar Tirana 

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Padam (@padam.tirana) on

Radio Bar është një vend unik në Tiranë. I njohur  për muzikë të mirë, koktejle të shijshme  si dhe dekor autentik.  Në këtë vend do të gjeni një frymë të trashëgimnisë kulturore Shqiptare, ku  do të shihni  të vendosura shumë radio të vjetra ,koleksione të ndryshme albumesh , televizorë, mobilje, postera, koleksione qelqesh etj, elementë të cilat e bëjnë këtë bar ndër më të veҫantët e këtij lloji. Për adhuruesit e muzikës Jazz, ҫdo e enjte është mbrëmja juaj e argëtimit. Ndërsa gjatë fundjavës ky vend shoqërohet nga tingujt e muzikës Disco & Elektronik. Për të gjithë ju që kërkoni  një vend  ndryshe nga baret  dhe clubet e zakonshme, ky është  vendi i duhur.

Vendndodhja: Rr.Ismail Qemali, P. 29 Ap. 1, Tirana 1000, Albania

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Radio Bar (@radiobartirana) on

Pub-e dhe Klube nate

Folie Terrace Club 

Folie Terrace është një  ndër klubet  më  të  frekuentuara  në  Tiranë . I njohur për përzgjedhjen e muzikës së fundit, atmosferën e këndshme që ofron si dhe  koktejleve të  mrekullueshme, janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë këtë vend më  të  preferuarin e të  rinjve të  Tiranës dhe jo vetëm . Ky vend ofron gjithçka që ju nevojitet për një festë të paharrueshme në fundjavë.

Vendodhja:  Rr. Murat Toptani, Tirana, Albania

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Folie Terrace (@f.terrace) on

Dada? Tirana   

Nëse dëshironi të dilni për tu argëtuar gjatë fundjavave me miqtë tuaj, për të shijuar pije të ndryshme në banak ose në tavolinë në mes të pemëve, të vallzoni nën tingujt e muzikës së fundit. Atëhere  vendi  i duhur është Dada Tirana ,i njohur si Pub-i  më i frekuentuar i të rinjve dhe jo vetëm, e ku ҫdo fund javë ofron për ju muzikë live nga artistët më të njohur si dhe Dj të ndryshëm.  

Vendodhja:  Rruga Brigada VIII, Nr. 3/520, Tirana Albania

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Dada? Tirana (@dadatirana) on

After Party

 

The Code Bar 

Nëse keni përfunduar party dhe dëshironi të vazhdoni argëtimin në Clube të tjera,  në ju sygjerojmë The Code Bar , këtu mund të shijoni pijet tuaja të preferuara nën ritmin DJ më të njohur.

Vendodhja:  Rruga Vaso pasha , Tirana, Albania 1001

 

 

Urgjenca Club 

Urgjenca është  një bar koktejl i ndodhur  në zemër të Tiranës, dhe ky shumë i frekuentuar.  

Koktejle të  shijshme  dhe me ҫmime të  arsyeshme janw njw ndwr arsyet qw ja vlen tw shkosh.  Sapo të shkelni në këtë bar nate do shihni plot të rinj që kërcejnë ashtu shkujdesur sepse vendi ia lejon.   

Vendndodhja:Rr. Gjin Bue Shpata, Tirana 1010 Albania

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by URGJENCA CLUB🚨 (@urgjenca_club) on

Fundjavë të mbarë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort