Kolë Idromeno- Ekspozita e një artisti të madh

Për të gjithë të rinjtë që duan të njohin vlerat e artit shqiptar ndër shekuj, ekspozita e sapohapur e Kole Idromenos në Galerinë është një mundësi e artë. Një ekspozitë retro me pikturat më të bukura dhe fotografitë më unike të Kolë Idromenos. Një numër shumë i madh njerëzish ishin të pranishëm dje në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozitë, përfshi ministra, artistë, piktorë, gazetarë etj.

Kolë Idromeno Ekspozita

Fotoja e parë e ekspozitës është një autoportret i vetë Idromenos, të cilin ai e ka pikturuar në moshën 71 vjecare, në 1938, një vit para se të vdiste. Piktura tregon fytyrën e një intelektuali modest, të veshur hijshëm. Falë kësaj picture ne kemi pamje reale të piktorit të madh. Më tej vazhdon piktura e gruas së tij me të cilën jetoi 55 vjet, Gjyzepina. Më tej shfaqen portretet e mbesës së tij, dhe shumë portrete të tjera të burrave dhe grave malësore me veshjet tradicionale të kohës. Por në kuadrin e portreteve, piktura e tij më ë famshme është Motra Tone, e cila konsiderohet gjithashtu vepra më e realizuar në pikturën shqiptare, symbol I fillimit të piktures realist, që përfaqësonte gruan shqiptare në tërësi, motrën, nënën, bashkëshorten.

Kolë Idromeno Ekspozita

Një nga pikturat më interesante të gjithë ekspozitës është Dy Rrugët, ku mund të shohësh një tablo me shumë e shumë njerëz secili jo më i madh se 10 cm, e megjithatë me karaktere të ndryshme, veshje të ndryshme dhe sjellje të ndryshme. Të gjithë të drejtuar në dy rruge: Ferr dhe Parajsë. Sigurisht rruga e ferrit është plot dhe radha gjithashtu. Edhe pse hyjnë në portat e ferrit dhe parajsës, rrugës secili përballet me gjykimin ose vështirësi të tjera. Atë pikturë mund të rrish e ta kundrosh me orë të tera. Në fakt duket që Idromenos I ka pëlqyer ky subject, pasi dhe piktura të tjera përfshijnë torturën, dhe mëkatin. Një nga pikturat e tilla është momenti I prerjes së gjuhës së një gënjeshtari, ndërsa digjet nga flakët e ferrit. 

Kolë Idromeno Ekspozita

Kush është Kole Idromeno?

Nikolle Idromeno, ose sic njihet Kole nga miqtë e tij, lindi në 1860 dhe vdiq në 1939. Sipas studiuesit Robert Elsie, Idromeno ishte një nga figurat e para të njohura të pikturës shqiptare. Një person I talentuar jo vetëm në pikturë, por në arkitekturë, skulpturë, fotografi, muzikë, etj Ai mori mësimet e para në studion e Pjetër Marubit, nga I cili mësoi artin e fotografisë. I ati ishte ndërtues shtëpish dhe mori kështu zanatin e arkitektit. Studioi në Venecia në 1875 dhe u kthye prej andej me mjeshtrine veneciane në 1878. Në 1883 hapi studio fotografike me kamera të importuara nga kompania Pathe në Francë. Në 1912 u bë personi i parë që importoi dhe pajisje për studio filmike dhe shfaqi filmat e parë. Ai nënshkoi dhe një kontratë me kompaninë Josef Stauber në Austri për të ngritur kinemane e parë publike në vend. Si piktor Idromeno preferonte jetën urbane, si tek Dasma Shkodrane 1924, por dhe portretet e shumta si dhe peinsazhet dhe subjektet fetare.

Kolë Idromeno Ekspozita

Pikturat e tij janë shfaqur në ekspozita në Budapest 1898, Romë 1925, Rome (1925), Bari (1931), Rome (1936) dhe Nju Jork (1939). Kole Idromeno gjithashtu kujtohet si skulptor dhe si arkitekt i një sërë godinash ende të rëndësishme në Shkodër, si Kafja e Madje, Kisha e Shirokës, tavani dhe këmbanorja e katedrales së Shën Stefanit, shtëpitë e familjeve Coba e Radovani, godina e prefekturës etj. Vështirë të gjenden në artin shqiptar figura kaq dimensionale si Kole Idromeno.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies