Prestigjozja Britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull interesant të shkruajtur nga gazetari Shaun Walker pasi ka vizituar vilën e diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok.
Gazetari e përshkruan si një vend të mrekullueshëm, edhe pse të frikshëm për t’u vizituar.
Vila e Enver Hoxhës ku ai jetoi nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985 ishte e vendosur në “Zemrën e Tiranës” në Bllok.
Në muret e salloneve të zë syri piktura të artit të socializmit.
Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve. Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.
Në bibliotekën e tij të madhe gjen dhe tavolinën ku ai ka shkruajtur disa nga 74 librat e tij. Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi. Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.
Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.
Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.
Gjatë jetës së tij, e gjithë zona e Bllokut u mbyll për publikun dhe aty jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani ish-Blloku është pjesa më e gjallë e qytetit.
Është njoftuar që vila do të hapet shumë shpejt për publikun.
Burimi: The Guardian
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |