Brenda vilës së Enver Hoxhës në Bllok që do të hapet së shpejti

Prestigjozja Britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull interesant të shkruajtur nga gazetari Shaun Walker pasi ka vizituar vilën e diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok.

Gazetari e përshkruan si një vend të mrekullueshëm, edhe pse të frikshëm për t’u vizituar.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Vila e Enver Hoxhës ku ai jetoi nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985 ishte e vendosur në “Zemrën e Tiranës” në Bllok.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Në muret e salloneve të zë syri piktura të artit të socializmit.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve. Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë. 

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Në bibliotekën e tij të madhe gjen dhe tavolinën ku ai ka shkruajtur disa nga 74 librat e tij. Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi. Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

 Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.

Gjatë jetës së tij, e gjithë zona e Bllokut u mbyll për publikun dhe aty jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani ish-Blloku është pjesa më e gjallë e qytetit.

Është njoftuar që vila do të hapet shumë shpejt për publikun.

Brenda Viles se Enver Hoxhes

Burimi: The Guardian

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort