Hapen thirrjet për Tirana Photo Festival 2019

Tirana Photo Festival  është eventi më i madh i fotografisë në Shqipëri. Edicioni i parë u zhvillua nga 1-9 Nëntor 2018 dhe këtë vit zhvillohet nga 8-15 Tetor te Muzeu Historik Kombëtar.

Tirana Photo festival 2019

Tirana Photo Festival është një event i përvitshëm që mbledh së bashku fotografë të rinj e të vjetër, amatorë e profesionistë, në një sërë aktivitetesh që nisin me konkurse fotografie dhe video, ekspozita, workshope fotografie, foto ture, forume etj.

Për një jave do flitet vetëm për fotografinë, ndërsa ekspozita me rreth 100 foto të përzgjedhura do të jetë e hapur për 7 ditë rresht.

Tirana Photo festival 2019

Këtë vit janë ideuar këto komponentë. Një konkurs fotografie nis nga 1 maji deri 1 Shtator me foto nga e gjithë Shqipëria. Fotot duhet të kenë disa parametra të caktuara por janë të pranuara si fotot me celular dhe me aparat fotografik. Fotot duhet të jenë bërë në Shqipëri dhe të tregojnë për vlerat, traditat, trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë. Në fund të konkursit do përzgjidhen fotot më të mira që do jenë pjesë e ekspozitës 7 ditore nga 8-15 Tetor te Muzeu historik Kombëtar. Fituesit do të marrin aparate fotografikë ofruar nga sponsori ynë Fujfilm Albania dhe shpërblime monetare.

Një tjetër konkurs për videot më të mira, deri 1 minutë, ku duhet të shfaqen bukuritë e Shqipërisë. Pranohen video edhe me dron. Nga ky konkurs do shpallet vetëm një fitues që do ketë dhe shërbim, aparat fotografik nga Fujifilm

Kompeticioni tjetër është për seri fotosh, ose miniekspozita nga fotografët profesionistë, ku secili mund të dërgojë deri në 10 punë secili. Nga këto seri, do të zgjidhen disa prej tyre dhe do të ekspozohen në ditët e Festivalit nga 8-15 tetor

Tirana Photo festival 2019

Dy workshope fotografie do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit me të rinj që duan të mësojnë rreth artit të fotografisë

Dy foto ture gjithashtu me fotografë të njohur do të organizohen ditëve të festivalit.

Pas shpalljes së cmimeve në ditën e hapjes së festivalit në 8 Tetor 2019, do të ketë disa forume me nxënës të shkollave në mjediset e ekspozitës për të folur rreth fotografisë. Një album fotografik me fotot e ekspozitës do të prodhohet dhe shpërndahet ditëve të festivalit dhe më tej në pikat e shitjeve.

Ky festival organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organisation) dhe Visit Tirana, portali turistik i kreqytetit, me mbeshtetjen e Ministrise se Kulturës, dhe Fujifilm Albania. Partneri ynë për pagesat online të aplikimeve për konkurs është EasyPay.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort