Tirana është magjike në Qershor. Vera do të nisi me koncerte nga artistë dhe grupe të njohura shqiptare. Albanian Pop Rock Duets është koncerti që do të mbahet në 2 Qershor në Amfiteatrin e Tiranës. Duetet më të mira të muzikës së lehtë shqiptare deri në fund të viteve ‘90-të, do të vijnë me orkestracione të reja, mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.
Më 8 Qershor Grupi Ritfolk rikthehet me një koncert magjik, ku do të sjellin repertorin e tyre të plotë për publikun kryeqytetas në sallën e “Qendrës Kulturore Katedralja Orthodhokse”. Ndërsa për adhuruesit e baletit klasik, “La Sylphide” rikthehet në ArTurbina në 30, 31 Maj – 1, 2 Qershor - ora 19:00.
Data 1 Qershor është dhe dita e fundit e Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave, shfaqje e fundit do të jetë “"Të mirësjellshmit" nga Teatri Metropol. Por, argëtimi në Tiranë nuk mbaron me kaq, sepse do të ketë aktivitete dhe koncerte për gjatë gjithë muajit. Për të gjitha aktivitetet që ndodhin në Tiranë ju mund të informohuni në rubrikën tonë te eventeve këtu.
Meqenëse vera ka filluar zyrtarisht, ne kemi disa sugjerime për ju që ta shijoni muajin Qershor sa më mirë. Parqet në Tiranë janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar orë të freskëta dhe shlodhëse me familjen apo miqtë tuaj, pse jo dhe duke shijuar akulloret më të mira në kryeqytet. Dy vendet më të frekuentuera janë liqeni i Tiranës në Parkun e Madh ku mund të bëni shëtitjet me varka në fundjavë dhe liqeni i Farkës. Nëse doni të kaloni fundjava në fshat, rrethinat e Tiranës ofrojnë një natyrë të paprekur dhe ku mund të shijoni gatimet e zonave të ndryshme.
Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje dhe Tirana ka plotë të tilla brenda dhe në dalje të qytetit. Nëse ju pëlqen deti dhe rëra mund të shkoni në Durrës për 25 minuta.
Pasditet dhe mbrëmjet në Tiranë janë gjithmonë të ngjeshura me aktivitete kulturore. Në muzeumet dhe galeritë e kryeqytetit nuk mungojnë ekspozitat e artistëve shqiptarë dhe të huaj.
Këtë muaj mund të vizitoni muzeun më të ri në Tiranë, Shtëpia Muze e Ismail Kadaresë.
Qëndrim të mbarë këtë muaj në Tiranë!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |