Tirana Photo Festival, një projekt i ideuar nga DMO ALBANIA, është nominuar nga Emerging Europe në kategorinë "Fushata e vitit për Turizmin”. Emerging Europe është një organizatë me seli në Londër, një “Think Tank” i angazhuar për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik te 23 vendeve në Europën Lindore dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rajonin dhe vendin tonë. Pjesë e këtij grupi shtetesh është dhe Shqipëria.
Emerging Europe shpalli thirrje për organizatat dhe bizneset të dërgonin projektet e tyre për zhvillimin, strategjitë, investimet dhe promovimin në turizëm. DMO Albania ishte një ndër aplikantët dhe pas një procesi vlerësimi me kritere shumë strikte, Emerging Europe zgjodhi 10 kandidatët për secilën kategori. DMO Albania është nominuar së bashku me 9 kandidatë të tjera në kategorinë e “Fushata e Turizmit e Vitit” për eventin e fotografise “Tirana Photo Festival”, i cili organizohet për vitin e dytë radhazi. Tirana Photo Festival është festivali i vetëm i fotografisë në Shqipëri dhe mbledh fotografët profesioniste dhe amator të cilët promovojnë Shqipërinë turistike nëpërmjet fotove.
Nga 1000 aplikantë janë zgjedhur 120 kandidatë nga 23 vende të Europës. Polonia kryeson me 32 kandidatura, ndërsa Shqipëria me 4, një nga të cilat është DMO ALBANIA me seli në Tiranë, e cila ka si synim marketimin dhe promovimin e destinacioneve shqiptare duke përdorur gjithë teknologjinë e komunikimit dhe marketimit dixhital. Projektet tona janë Visit Tirana, Visit Gjirokastra dhe Tirana Photo Festival. Vitin e shkuar ishim të nominuar me Visit Tirana, si fushata turistike e vitit. Jemi të lumtur të përfaqësojmë Shqipërinë ndër ato pak nominime në fushën e turizmit.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |