Çfarë të bëni në Maj në Tiranë

Maji është muaji ideal për të vizituar Tiranën. Temperaturat janë të ngrohta dhe koha perfekte. Në fakt në duket sikur vera vjen me këtë muaj. Është muaji i preferuar për turistët gjithashtu, ku sheshet e Tiranës i sheh plot me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës.

What to do in May 2018 in Tirana

Ky është muaji më i gjallërishëm sepse fillojnë aktivitetet në natyrë, koncerte, kinema në natyrë, shfaqje teatrale etj. Maji është muaji i fundit i populluar në Tiranë, para se të nisë vera e vërtetë ku qyteti zbrazet dhe njerëzit largohen drejt plazheve, duke bërë që kryeqyteti të bjerë në qetësi. Në fund të Majit përfundon dhe sezoni shkollor dhe shumë fëmijë shkojnë nëpër kampe verore.

Dita e parë e Majit është ditë pushimi për shkak “Ditës së Punëtorëve”, ku në Shqipëri festohet si ditë pushimi, ndërsa në vendet e tjera protestohet. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. 5 Maji është gjithashtu ditë pushimi, sepse përkujtohen Dëshmorët e Kombit. Po në këtë ditë Bashkia e Tiranës ka vendosur si Ditën pa Makina, ku ftohen qytetarët të sensibilizohen dhe mos të përdorin makinat këtë ditë. 

Një ndër eventet e mëdha që pritet të mbledhë shumë njerëz, është Colour Day Festival 2019, i cili do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në datën 18 Maj. Festivali organizohet për herë të dytë në Tiranë, ku të ftuar do të jenë artistë shqiptarë dhe të huaj. 

What to do in May 2018 in Tirana

Më 1 Maj, do të keni mundësi të ndiqni koncertin te Amfiteatri i Liqenit, ku do të performojnë Soni Malaj dhe Majk.

Në 10-12 Maj organizohet "Panairi i Ushqimit dhe pijeve" në Expocity Albania.

Ndërsa në 19 Maj mbahet "Panairi i Kafshëve Shtëpiake". 

Nga data 3 deri më 9 maj mos bëj asnjë plan! Qendra Kombëtare e Kulturës sjellë Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave te sheshi "Skënderbej". 12 trupa nga e gjithë bota do të dhurojnë për fëmijët nga 2 shfaqje falas në ditë.

What to do in May 2018 in Tirana

" alt="What to do in May 2018 in Tirana" />

Jeta artistike do të jetë e ngjeshur me shfaqjet që do të ngjiten në skenat e teatrove në Tiranë. Mësoni më shumë këtu!

Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, i cili hapet në 1 Maj pas mbylljes në sezonin e dimrit. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.

Nëse doni ture në Tiranë, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne ofrojmë ture kulturore, natyrore, si dhe turin e komunizmit.

What to do in May 2018 in Tirana

Ku të gjeni hotelet më të mira në Tiranë, restorantet , baret klikoni këtu.

Për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të merrni pjesë në konkursin tonë #TiranaSpring2019 në Instagram dhe Facebook. Tre çmime do të jepen për fituesit: një natë akomodimi në Elite Palace Hotel, një drekë për dy persona në restorantin Gambero Gourmet, dhe një lojë falas për 6 persona në PaintBall Zone Mëzez. 

Ju urojmë një Maj të bukur në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies