Rrugëtimi 5-ditor i 10 blogereve Italiane në Shqipëri

10 blogerë Italianë vizituan Shqipërinë për 5 ditë. Të ftuara nga Agjencia e Udhëtimeve "Travel Brain and Heart", blogerët, 9 femra dhe një djalë pranuan ftesën për të zbuluar Shqipërinë dhe t’ua prezantonin dhe ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.

Rrugëtimi 5-ditor i 10 bloggereve Italiane në Shqipëri

Dita e parë ishte qëndrimi në Tiranë, ku u mikpritën nga Metro Hotel. Në Tiranë vizituan pikat kryesore turistike të qytetit, sheshin “Skënderbej”, Parkun e Madh, Pazarin e Ri etj. Shijuan dhe gatimet tradicionale të gatuara plot shije në restorantin “Ceren Ismet Shehu” në Surrel.

Një pritje e këndshme iu bë nga kryetari i Bashkisë Tiranë në Kalanë e Tiranës, ku më pas darkuan në restorantin Luga e Argjendtë.

Më pas udhëtimi i tyre vazhdoi në jug të Shqipërisë, ku vizituan rivierën Shqiptare, Vloren, Butrintin, Ksamilin, Tepelenen etj. Pas jugut u kthyen sërish në Tiranë dhe në dy netët e tjera u akomoduan në Hilton Garden Inn Tirana dhe në The Rooms. Kruja ishtë një nga ndalesat e blogëreve, të cilët vizituan dy muzuemet dhe pazarin e vjetër të Krujës. Pas kësaj vizite kulturore dhe historike në Krujë, ata u kthyen në Tiranë dhe kaluan një mbrëmje të paharrueshme në Bllok. Në ditën e tyre të fundit udhëtuan me teleferik drejt Malit të Dajtit, ku shijuan një drekë tradicionale në Ballkonin e Dajtit.

Gjatë gjithë turit 5-ditor në Shqipëri, blogeret postonin foto, video pafund për çdo hotel që qëndronin, për çdo vend ku drekonin dhe darkonin, në çdo bar dhe në çdo vend që vizituan, duke u treguar ndjekësëve të tyre se sa e bukur dhe ftuese është Shqipëria.

Mjafton të bëni kërkimin në Instagram #TravelBlogTour2019 dhe do të shihni postimet e tyre.

Travel Brain and Heart” agjencia Italiane e udhëtimeve në Shqipëri organizoi këtë tur për bloggerët e udhëtimit në vendin tonë. "Visit Tirana" ishte promovuese e këtij turi në të gjitha mediat sociale.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies