Tirana është e rrethuar me bukuri dhe atraksione natyrore të shumta, ku shumë prej tyre nuk janë në distanca shumë të largëta nga qyteti. Kohët e fundit shihet një numër i madh i personave që lënë baret dhe kafenetë e kryeqytetit në kërkim të qetësisë dhe aventurës në natyrë. E rëndësishme është që para së të niseni në Ujëvarën e Shëngjergjit duhet të informoheni mirë mbi zonën dhe nivelin e rrezikshmërisë.
Shëngjergji është një zonë e përbërë me 12 fshatra te vendosura në faqen tjetër të Malit të Dajtit. Për të shkuar në Shëngjergj duhet të ndjekësh rrugën që të çon në hyrjen e Parkut Kombëtar të Dajtit, dhe nga aty do ndjekësh rrugën në të djathtë. Rruga që do të përshkoni është një panoramë mahnitëse: do të mrekulloheni nga gjelbërimi i kësaj zone, lumi që përshkron zonën, liqenet e vegjël etj.
Të duhen 1 orë e gjysëm udhëtim për të mbërritur në ujëvarë, e cila ndodhet 15 minuta nga rruga kryesore e fshatit. Në qendrën e fshatit do të dallonin tabelën e madhe me pikat në hartë. E gjithë rruga për në ujëvarë është e shënuar dhe nuk do të hasni vështirësi për ta gjetur. Por, duhet të kini parasysh që nëse jeni me fëmijë apo dhe me persona të moshës së tretë, zbritja për në ujëvarë mund të jetë e rrezikshme. Në rrugën e ngushtë që zbret në ujëvarë duhet të vendosen disa litarë dhe të bëhen rruga në formë shkallësh me gurë që kalimi të jetë i lehtë dhe njerëzit të mos rrëshkasin. Do të ishte mirë që të vendosej dhe një platformë që të mund të kishe pamje të mirë të ujëvarës dhe njerëzit të bënin foto. Këto janë investime të vogla që mund të bëhen nga Bashkia e Tiranës.
Në fakt, kjo situatë gjendet pothuajse në të gjitha atraksionet natyrore rreth Tiranës. Ka shumë vende që janë të kalueshme me makinë, por në zonat që duhet të ecësh, ngjitesh ose zbresësh ka raste që mund të jenë të rrezikshme. Shpella e Pëllumbasit është një ndër këto raste, për shkak të errësirës dhe mundësisë së lartë të rrëshkitjes. Në krahasim me Shpellën e Gadimës në Kosovë, e cila është e ndriçuar mirë dhe pajisur me mjete sigurie, Shpella e Pëllumbasit është e rrezikshme nëse nuk bëni kujdes, si dhe të keni me vete elektrik dore.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |