Tirana është një qytet që po ndryshon çdo ditë. Atraksione të reja i shtohen qytetit, saqë edhe njerëzit që kanë lindur këtu, nuk i njohin më lagjet e tyre të dikurshme.
Ndaj nëse doni të jeni të përditësuar me ndryshimet e reja që ndodhin në Tiranë ne ju sugjerojmë këto vende.
E nisim vizitën tonë në sheshin Skënderbej. Sheshi Skënderbej është restauruar në verën e vitit 2017 dhe padyshim është destinacioni më i vizituar në Tiranë. Gjatë qëndrimit të shkurtër ne do t’ju tregojmë disa informacione për sheshin dhe godinat përreth si: Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit dhe Banka Kombëtare. Pasi të bëjmë disa foto to atraksioneve pranë sheshit Skënderbej, do të shkojmë në Muzeun Kombëtar për të patur një ide të përgjithshme të historisë së shqiptarëve. Ju mund të zgjidhni nëse doni të vizitoni Xhaminë apo Kullën e Sahatit.
Pas kësaj ne do të drejtohemi për të shkuar te Ura e Tabakëve nga ku do të kalojmë nga rruga Xhorxh Bush. Më pas do të kthehemi nga e njëta rrugë për të shkuar në pedonalen ‘Murat Toptani’ për të vazhduar ecjen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të shohim instalacionin e “Reja” përballë Galerisë së Arteve, Monumentin e Pavarësisë në parkun Rinia, më pas te Piramida dhe monumenti i Postbllokut.
Vazhdojmë përgjatë bulevardit derisa të arrijmë te Pallati i Kongreseve dhe te sheshi “Nënë Tereza”. Për t’u shlodhur mund të shkojmë në zonën e Bllokut për të pirë diçka ose për të ngrënë sipas dëshirës suaj. Nëse doni më shumë për periudhën e errët të komunizmit në Shqipëri mund të shkojmë të vizitojmë dy nga muzetë që ndodhen në qendër të qytetit: Muzeu “Shtëpia me Gjethe” dhe Bunk’Art 2”.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |