Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.
Këtë muaj janë planifikuar disa evente madhore në Tiranë duke filluar me Panairin e Tretë Ndërkombëtar të Turizmit, Ballon Vjeneze Edicioni i Dytë, Panairi i Edukim dhe Punësim deri në koncertin e madh të Olen Cesarit me artistë të tjerë me famë botërore. Qëndroni të përditësuar me eventet në Tiranë në këtë link. Kini parasysh që shumica e evente në Tiranë njoftohen një ose dy javë para se të zhvillohen.
Në 21 Prill festohen Pashkët dhe 28 Prill Pashkët Ortodokse. Komuniteti i Krishterë në Shqipëri e feston në mënyra të ndryshme, por e përbashkëta është shkuarja në kishë, më pas gatimet tradicionale të ditës së shënuar, pa harruar “vezët e ngjyrosura” si simbolikën e festës.
Nëse jeni në Tiranë gjatë festës së Pashkëve, ne ju sugjerojmë të vizitoni Katredalen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe Kishën Katolike të Shën Paulit, për të ndjerë atmosferën e Festës së Pashkëve.
Në Prill është parashikuar mot i ngrohtë, me temperatura që arrijnë deri në 20 gradë në javën e parë. Koha është perfekte për të shijuar sa më shumë qytetin me baret e hapura, koncerte, shëtitje si dhe natyrën në destinacionet turistike përreth Tiranës.
Një pranverë aventuriere
Sapo ngrohet koha, të gjithë duan të jenë sa më shumë në natyrë. Disa preferojnë shëtitjet, disa preferojnë të organizohen me familjen ose miqtë për piknik në parqet e Tiranës si në Parkun e Madh, Parku Rinia ose në fshatrat e Tiranës. Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është një mundësi e shkëlqyer argëtimi dhe pushimi. Ju mund të provoni adrenalinën që ju fal Parku i Aventurave në Dajt, i krijuar për të rritur dhe fëmijë.
Nëse ju pëlqen të vizitoni destinacione natyrore të reja në Tiranë, keni një sërë mundësi zgjedhje. Udhëtim në Liqenin e Bovillës, në Farkë, Kasharë, Pezë, Shëngjergj, Pëllumbas, Petrelë, Prezë, ose udhëtim në Malin me Gropa. Të gjithë këto destinacione ofrojnë pamje mbresëlënëse të lulëzimit dhe gjelbërimit. Të gjitha këto destinacione janë të listuara në faqen tonë këtu, ku mund të zgjidhni dhe të na kontaktoni për të rezervuar udhëtimin tuaj.
Gjatë Prillit do të shihni që njerëzit preferojnë të drekojnë në restorante të hapura, në tarraca etj (shih këtu). Të huajt e kanë lakmuar ushqimin në Tiranë për ndërthurjen e gatimeve me ndikim kultura të ndryshme.
Për të apasionuarit pas fotografisë, mos harroni të postoni fotot tuaja nga pranvera në Tiranë duke përdorur hashtag #TiranaSpring2019. Si të marrësh pjesë? Lexo në link rregullat e pjesëmarrjes.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |