Festa e Novruzit, historia e kësaj dite

Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri.  Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Nowruz Day in Albania

"Novruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Nowruz Day in Albania

Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Nowruz Day in Albania

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars.

Në Tiranë, Shqipëri ndodhet Qendra Boterore e Bektashizmit. Qendra ndodhet në periferi të Tiranës, dhe përbëhet nga një Teqe impresionuese me një museum fantastic dhe të pasur në katin e parë dhe një dyqan të vogël dhuratash për vizitorët që duan të blejnë suvenire të këtij sekti. Teqeja është e zbukuruar fund e krye me mozaikë mermeri me forma dhe ngjyra të mrekullueshme. Urdhëri bektashian është një sekt i dervishëve që ndërthur elementë të degëve islamike Shia dhe Sufi në një bashkim unik të besimit dhe filozofisë islamike. I ndaluar nga autoritetet otomane në 1826, Urdhëri Bektashian u rishfaq në shekullin e 19 deri sa u nxorr jashtë ligjit nga Mustafa Kemal Ataturk në 1923, ngjarje që e zhvendosi selinë e tyre në Shqipëri në 1925.

Nowruz Day in Albania

Restuarimet e fundit të kësaj qendre botërore fetare përfunduan dhe inaugurimi u bë në 8 shtator 2015 në praninë e drejtuesve të të gjithë besimeve fetare në Shqiperi, perfaqësive të komuniteteve myslimane nga Ballkani, Europa dhe me gjerë. Shqipëria njihet në mbarë botën si vend me tolerancë fetare.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies