Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së mërkurës, në 13 Mars te Reja çmimet e konkursit #TiranaWinter2019. Eventi i ceremonisë u organizua nga DMO Albania.
Nga 1844 foto me hashtag #TiranaWinter2019 të postuara në Instagram nga periudha 1 Dhjetor 2018-28 Shkurt 2019 fillimisht u përzgjodhën 50 foto të cilat u shfaqën në video gjatë hapjes së ceremonisë. Nga 50 fotot, u zgjodhën 10 foto më të mirat, ku 6 prej tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohje dhe 4 me çmime të mëdha fal sponsorave të konkursit.
Ky është konkursi i 9-të i organizuar nga Visit Tirana dhe DMO Albania. Të gjitha këto konkurse kanë si qëllim promovimin e Tiranës si destinacion turistik, ku mund të shijosh gjallërinë e kryeqytetit në çdo stinë, po ashtu dhe turizmin në natyrë, në Dajt, në Shëngjergj, Pëllumbas etj. Prej 3 vitesh Visit Tirana nëpërmjetë këtyre konkurseve fotografike ka inkurajuar dhe vlerësuar me çmime fotografë amator dhe profesionist. Suksesi i këtyre konkurseve janë komuniteti i madh që na rrethon dhe bëhet pjesë e këtyre aktiviteteve të Visit Tirana.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 4 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Erald Halili (foto me drone) nga Dajti. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë e një nate akomodimi në hotelin më të ri dhe modern në Bllok, në Metro Hotel.
Çmimi i dytë: Anxhi Çeliku (Liqeni i Lepurit, Shëngjergj). Anxhi Çeliku fitoi një aparat fotografik të çastit të njohur si Instax Emotions ofruar nga Fuji Film Albania.
Çmimi i tretë: Dy janë fituesit e çmimit të tretë: Enea Mustafaraj (Atmosfera e Vitit të Ri) dhe Erisa Shaba (foto në dëborë nga Shkallët e Tujanit). Fituesit e çmimit të tretë do të shijojnë një drekë në restorantin Meksikan “Serendipity”.
6 fotot më të mira të cilat u vlerësuan me certifikata mirënjohje: Arjan Carja, Apostjon Thimjo, Drilon Neli, Mirjan Beca, Nertil Zhuri, Valter Zhara.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |