Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
Festa e Mësueseve dhe Nënave
7-8 Marsi, festa e Mesuesve dhe Grave, gjithnjë konsiderohen si ditë festive, edhe pse sivjet janë planifikuar gjithashtu disa protesta dhe fushata sensibilizimi për gratë. Shih më shumë
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.
Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona.
Koncert i madh
Për herë të parë Tirana do të jetë pjesë e turneut të artistit ndërkombëtar Maluma, World Tour 11:11 në datë 14 Mars 2020 në sheshin Nënë Tereza, ku nën tingujt e muzikës latine do të festojmë sëbashku Ditën e Verës.
Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.
Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit. Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit #tirnanawinter2020 të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2019 dhe 29 Shkurt 2020, si dhe do hapim konkursin tjeter të pranverës #TiranaSpring2020.
Nëse doni ture të personalizuara na kontaktoni, Visit Tirana ofron ture kulturore gjysmë-ditore, 24-orëshe dhe 48-orëshe. Ne ju sugjerojmë edhe turet e aventurës, të cilat po pëlqehen shumë së fundmi nga shqiptarët dhe të huajt.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |