Çfarë të bëni në Mars në Tiranë

Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.

what to do in March in Tirana

Festa e Mësueseve dhe Nënave

7-8 Marsi, festa e Mesuesve dhe Grave, gjithnjë konsiderohen si ditë festive, edhe pse sivjet janë planifikuar gjithashtu disa protesta dhe fushata sensibilizimi për gratë. Shih më shumë

Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon. 

8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat. 

what to do in March in Tirana

Dita e Verës

Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.

what to do in March in Tirana

Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona.

Koncert i madh

Për herë të parë Tirana do të jetë pjesë e turneut të artistit  ndërkombëtar Maluma, World Tour 11:11 në datë 14 Mars 2020 në sheshin Nënë Tereza, ku nën tingujt e muzikës latine do të festojmë sëbashku Ditën e Verës.

what to do in March in Tirana

Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.

Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit. Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit #tirnanawinter2020 të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2019 dhe 29 Shkurt 2020, si dhe do hapim konkursin tjeter të pranverës #TiranaSpring2020. 

Nëse doni ture të personalizuara na kontaktoni, Visit Tirana ofron ture kulturore gjysmë-ditore, 24-orëshe dhe 48-orëshe. Ne ju sugjerojmë edhe turet e aventurës, të cilat po pëlqehen shumë së fundmi nga shqiptarët dhe të huajt.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car