Tirana po kthehet tashmë në një destinacion që rekomandohet nga shumë media të huaja. Këtë here portali Emerging Europe shton Tiranën vendin e 4 në mesin e 19 destinacioneve pak të njohura në Europë që ia vlen të vizitohet këtë vit.
Ja çfarë shkruan Emerging Europe:
“Qyteti më me shumë ngjyra i Evropës? Ndoshta. Arti i rrugës mbulon pothuajse çdo hapësirë të disponueshme dhe është si një ftesë në kryeqytetin ndoshta më të nënvlerësuar të Europës. Gjatë verës të gjitha baret dhe kafenetë janë të mbushura plot me të rinj që duket sikur janë gjithmonë gati për festë. Mikpritja nga vendasit, çmimet e lira dhe mundësia për të eksploruar Shqipërinë (bregdeti është vetëm një orë me makinë, kodrat e pyllëzuara të Dajtit po ashtu një orë distancë) e bëjnë Tiranën një vend perfekt për një pushimet verore.”
Shih artikullin e plotë: këtu
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |