Archdaily revista e dedikuar arkitekturës ka publikuar një artikull mbi ndërtesën më të re që po ndërtohet në Tiranë, duke vënë theksin mbi impaktin ekonomik të kryeqytetit.
Ndërtimi ka filluar në "Downtown One" të MVRDV, një qiellgërvishtëse prej 140 metrash në Tiranë. Ndërtesa do të jetë më e larta në Shqipëri me 37 kate. Projekti është një hartë pixel e Shqipërisë, ku secila zyrë apo banesë përfaqëson një fshat apo qytet të Shqipërisë.
E vendosur në qendër të qytetit, në Bulevardin Bajram Curri, ndërtesa synon të rrisë ekonominë e kryeqytetit me apartamentet dyqanet zyrat dhe restorantet që do të jenë në këtë godinë. Ndërtesa kur shihet nga larg duket qartë harta e Shqipërisë dhe përveç kësaj prej atje ofrohen pamje spektakolare të qytetit dhe maleve që rrethojnë Tiranën.
"Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë. Dhjetë vjet më parë, ishte vendi më i varfër në Europë. Tani është një vend me energji dhe ambicie, duke punuar drejt përmirësimeve të mëdha ekonomike. Ne duam ta shprehim këtë me ndërtimin tonë. Kulla jep ndjesinë e një fshati vertikal në qendër të qytetit të ngarkuar, ku apartamentet janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që inkurajohet komunikimi me fqinjët. Ndoshta mund të shihet si një vend vertikal! Çdo shtëpi ose zyrë adopton një qytet apo fshat, duke formuar këtë hartë të Shqipërisë. Ndërtesa do të shihet që prej sheshit Skënderbej, nga zemra e qytetit. Kjo ndërtesë plotëson ansamblin e kullave që rrethojnë sheshin, kryeqendrën e vendit. -shprehet Winy Maas, bashkë-themelues i MVRDV
Burimi: Archdaily
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |