Shën Valentini në Tiranë

English here

Jeni me dikë dhe doni ta surprizoni këtë Shën Valentin? Zbuloni hotelet dhe restorantet më romantike për një darkë të paharrueshme në ditën e të dashuruarve. Por nëse po kërkoni më shumë se një darkë romantike është e rëndësishme të zgjidhni një hotel që i përshtatet shijeve dhe kërkesave tuaja. Mëngjesi në dhomë, mirëseardhje me shampanjë, dhomë me trëndafila janë detajet që do t’ju ledhatojnë këtë Shën Valentin. Më poshtë gjeni sugjerimet tona për një arratisje të ëmbël në 14 Shkurt në Tiranë.

Elite Palace

Kur vjen fjala për luks atë e gjeni në Elite Palace. I vendosur në një kodër me pamje nga Tirana dhe liqeni i Farkës është ky hotel është perfekt për të kaluar një Shën Valentin si në ëndrra. Oferta e Shën Valentinit prej 50 Euro çifti përfshin akomodimin në suitën e dekoruar enkas për ju, një shishe verë në dhomë si dhe sallatë frutash.

Shën Valentini në Tiranë

Hotel Theranda

Hotel Theranda, ky hotel boutique mjaft elegant me vendodhje në Bllok premton t’ju surprizojë me dekorin e suitës dhe bileta për në kinema, me një ofertë prej 75 Euro çifti.

Shën Valentini në Tiranë

Hotel Colosseo

Nëse keni shëtitur për disa orë nëpër Tiranë dhe keni nevojë për një “arratisje” romantike në Ditën e Shën Valentinit, afër qendrës së qytetit ndodhet vendi ideal Hotel Colosseo, në Rrugën e Durrësit. Darka romantike me menu të pasur, muzikë violine dhe drita të zbehta janë atmosfera e duhur për të shijuar ditën e të dashuruarve. 

Valentine’s Day in Tirana

 

Metro Hotel

Nëse nuk jeni për mbrëmjet klasike, hoteli më i ri në kryeqytet “Metro Hotel” ofron diçka ndryshe të ndara në dy paketa. Paketa 75 Euro çifti ka të përfshirë: akomodim në dhomë superior, masazh në çift të Tutttestetica, shishe vere në dhomë, mëngjesi në dhomë, dhe dekorim romantik i dhomës. 

Paketa 80 Euro çifti ka të përfshirë: akomodim në dhomë superior, darkë romantike dhe muzikë live në Vila Ferdinand, shishe shampanje në dhomë, mëngjesi në dhomë, dhe dekorim romantik i dhomës.

Shën Valentini në Tiranë

 

Dajti Ekspres

Vendosur në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit me pamje nga Tirana, Dajti Ekspres është për ata që duan të kalojnë prishtmërite e vetëm një darke romantike. Sigurohuni që të jeni atje në kohë për të kapur pamjen e perëndimit të diellit. Dajti Ekspres ju fton të kaloni mbrëmjen me muzikë të zgjedhur, menu të pasur dhe shumë dhurata për çifte. Paketa 59 Euro/personi përfshin akomodim në Hotel Belvedere, mëngjes, udhëtim me teleferik dhe sigurisht darken romantike.

Shën Valentini në Tiranë

 Mos jini dorështrenguar në një ditë si kjo, blini dhe një dhuratë. Tirana ofron shumë mundësi për dhurata. Një buqetë lulesh, çokollata, aksesorë dhe libra. Një dhuratë interesante është dhurimi i Foto Albumit të Tiranës, të cilin mund ta porosisni online, ose ta blini në libraritë e kryeqytetit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies