Metro Hotel- një frymë ndryshe nga çdo hotel tjetër në Tiranë

Metro Hotel është një hotel i ri në zonën e Bllokut, në qendër të Tiranës. Hoteli ndodhet në Rrugën Nikolla Tupe, pranë Vila Ferdinand. Na besoni kur ju themi se është një vend ideal për qëndrimin tuaj në Tiranë. Modern, i rehatshëm dhe i rafinuar-tre fjalët që mund ta përshkruajnë këtë hotel.  Për shkak të pozitës së privilegjuar ka çdo gjë pranë, vende për argëtim, për të bërë pazare apo të vizituar atraksionet kryesore të Tiranës.

Hotel Metro ne Tirane Shqiperi

Sapo futesh brenda do të shihni dizajnin modern që në holl, duke vazhduar më shkallët e mëdha që ju çojnë në dhomat. Recepsioni gjendet në holl dhe është gjithmonë i hapur për të mirëpritur mysafirë. Stafi është gjithmonë i sjellshëm dhe i gatshëm për t’ju ndihmuar me informacione që do ju duhen për një qendrim sa më të mbarë në Tiranë.  

Ngjitur me hollin ndodhet bari i hotelit, i ndarë në dy zona; zona ku lejohet duhani dhe zona ku nuk lejohet. Bari është i hapur nga ora 7.00 deri në 23.00.

Hotel Metro ne Tirane Shqiperi

Dhomat

Dhomat janë të gjitha të bardha dhe me dizajn modern. Secila prej tyre ka formë të ndryshme dhe është e zbukuruar me stil. Duke filluar nga dhoma superiore, dhoma dyshe dhe dhoma teke, të gjitha kanë një hapësirë ​​shumë të bollshme dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet, veçanërisht për njerëzit e biznesit që duan një vend të veçantë për të punuar. Në ndryshim nga të gjitha hotelet e tjera në qytet, një dhomë e veçantë i kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

Çmimet janë shumë të volitshme krahasuar me hotele të tjera në të njëjtën zonë. Me një vend të tillë modern dhe të bukur relaksi është i garantuar.  Ndërtuar në vitin 2018, në këtë hotel gjithçka është e re dhe e freskët.

Pas një gjumi të rehatshëm ju pret mëngjesi kontinental me produkte të freskëta për ta nisur ditën me energji.   

Hotel Metro ne Tirane Shqiperi

Vendndodhje fantastike

Metro Hotel është vetëm 1.4 km nga Sheshi Skënderbej dhe 366 m nga Sky Tower. Dajti Ekspres është 5.8 km nga hoteli dhe Parku Kombëtar i Sporteve është 5 km larg. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është 1.9 km nga Metro Hotel Tirana, ndërsa Galeria Kombëtare e Arteve është 2.1 km larg. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 17.7 km nga hoteli. Sipas komenteve të klientëve ky është vendi më i preferuar në të gjithë qytetin e Tiranës.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort