Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë

Shkurti është muaji i pranverës së hershme dhe muaji i dashurisë. Shkurti shënjon dhe fundin e dimrit, dhe në këtë muaj në Tiranë ndihen shpërthimet e para të pranverës me çeljen e mimozave. Dita zgjatet dhe njerëzit ndihen më të motivuar për të shëtitur më shumë apo për të qendruar në bare dhe restorante. Është koha kur fillojnë dhe të shtohen udhëtimet në natyrë. Jeta kulturore fillon të gjallërohet më shumë me programin e ri të shfaqjeve dhe eventeve në kryeqytet.

Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë

Por çfarë gjërash interesante mund të bëni në Shkurt në Tiranë? Ne ju ofrojmë disa sugjerime për ju. Nëse jeni të interesuar për ture ditore, ture kulinarie, ture të komunizmit etj, ne mund t’ju ndihmojmë me organizimin e tyre. Për më shumë ture shikoni këtu.

Për herë të parë në Tiranë do të mbahen festime për Vitin e Ri Kinez, të njohur ndryshe si Festivali i Pranverës dhe Viti Hënor në të gjithë botën. Ky festival shumëngjyrësh fillon në ditën e fundit e muajit të fundit të kalendarit Kinez hënor dhe mbaron në ditën e 15-ë të muajit të parë me një spektakël të festivalit të  fenerëve.  Në 2019, Viti i Ri Kinez festohet në 5 Shkurt, këtë vit i bie Viti i Derrit. Eventi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

What to do in February in Tirana

14 Shkurti, Dita e Shën Valentini është kryefjala e këtij muaji. Në Shqipëri, Shën Valentini ka filluar të festohet masivisht dekadën e fundit. Kjo është një ditë simbolike për të gjitha çiftet që zgjedhin ta kujtojnë këtë ditë duke suprizuar të dashurit e tyre me dhurata apo dedikime të ndryshme. Të shumta janë zgjedhjet për të festuar këtë ditë: disa preferojnë një udhëtim, disa një darkë romantike , dhe disa me dhurata të personalizuara.

Një ditë e rendësishme është dhe për bizneset, veçanërisht hotelet dhe restorantet që përgatisin ofertat e tyre speacile për Ditën e Shën Valentinit.

Nëse doni të kaloni Shën Valentinin në një hotel në Tiranë, këtu gjeni hotelet që ne rekomandojmë.

Nëse darka romantike është ajo që dëshironi, këtu gjeni një listë me restorante në Tiranë që ja vlen t’i hidhni një sy.

What to do in February in Tirana

Ndërsa për personat që janë vetëm këtë Shën Valentin, ka plot gjëra që mund të bëjnë. Mund të marrin kohë dhe të vizitojnë atraksionet kryesore të shpërndara nëpër qendrën e qytetit. Jeta e natës s’ka pse të kthehet në bezdi në 14 Shkurt, pasi janë të shumtë ata që zgjedhin të argëtohen me shoqërinë e tyre single në baret e Tiranës.

Me mbylljen e muajit Shkurt mbyllet edhe konkursi ynë fotografik #TiranaWinter2019. Ndaj, mos harroni, nëse keni foto nga Tirana, të shkrepura edhe gjatë ditës së Shën Valentinit, mund t’i postoni në rrjete sociale me hashtagun e konkursit dhe mund të keni fatin të jeni një nga fituesit  e këtyre çmimeve.

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort