Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Një hotel i ri dhe modern i shtohet Tiranës. Për ju që keni planifikuar një udhëtim në kryeqytetin shqiptar gjatë këtij viti, konsideroni Elite Palace, një resort luksoz që ndodhet rrezë Malit të Dajtit, pikërisht mes fshatrave Farkë dhe Surreli. Pamja është e mrekullueshme, ku mund të shohësh gjithë Tiranën në pëllëmbë të dorës.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Vetëm pak minuta larg është parku i Liqenit të Farkës, i rivitalizuar dhe ndriçuar vitet e fundit. Për të shkuar te Elite Palace merr rrugën drejt Shkozës, pak metra mbi ish uzinën e Autotraktorëve (ose News 24). Është e habitshme që vetëm 12 minuta larg Tiranës, ndodhesh në një kodër të tillë nga ku sheh gjithë qytetin.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Veçantia e këtij vendi është ajri i pastër, freskia kodrinore, e cila të jep relaksin e merituar për gjithë ata që duan të jenë larg zhurmave të kryeqytetit. Godina është e gjitha e vendosur në faqe të kodrës, dhe gjithë pamja e 42 dhomave është nga qyteti. Natën kur ndizen dritat e qytetit, pamja bëhet edhe më e bukur.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Brenda, në çdo cep të hotelit duket kujdesi i dekorimit dhe mobilimit me shije. Në dhoma mbizotëron ngjyra e bardhë dhe ngjyra e arit. Hapësira e dhomave është e admirueshme. Nga dhomat superiore, te suitat junior dhe apartamentet luksoze, të gjitha janë kuruar me mjeshtëri dhe dizajn të veçantë. Asnjë dhomë nuk është njësoj në madhësi e dekorim, pasi secila ka veçantinë e vet.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Gjithë resorti është i rrethuar nga një verandë ne pjesën përpara dhe ne pjesën e pasme, ku klientët mund të shijojnë një kafe në qetësi të plotë, një pije ose ushqimin e tyre të preferuar. Në  mjediset e jashtme, nuk mund të mos bjerë në sy, ujëvara në shkëmbin përballë hyrjes kryesore, duke krijuar në çdo stinë një mjedis shlodhës, njësh me natyrën. Gurgullima e ujit është gjithnjë muzika më e bukur.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Restoranti i resortit është një nga pikat e forta të këtij resorti. I dekoruar me të njëjtën ngjyrë, ari me të bardhë, me tryeza rrumbullake, është një vend që shkon në sinkron me gatimet tepër të shijshme të ofruara nga stafi i kuzhinës së këtij resorti. Ushqimi është mesdhetar, i kombinuar dhe me elementet tradicionalë. Çmimet janë shumë të mira për këdo, jo vetëm për klientet e hotelit por dhe për njerëz që duan të drekojnë a darkojnë në këtë mjedis të bukur. Pastërtia dhe higjena janë në standardet më të larta. Telefononi tani: +355676050091

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Për të marrë një relaks total, qershia mbi tortë është mjedisi i SPA, me sauna dhe Jacuzzi, i përfshirë në çmimin e dhomës. Çdo klient i hotelit mund të zbresë në mjediset e SPA dhe të shijojë kënaqësinë e një relaksi fizik dhe shpirtëror.

Elite Palace, një resort luksoz kaq pranë Tiranës

Elite Palace është vendi ideal për gjithë ata turistë dhe vendas që duan një mjedis super të qetë, relaksues, larg zhurmës së Tiranës dhe mes ajrit të freskët. Stafi është i kualifikuar dhe plotësisht në shërbim të klientit. Provojeni dhe do mbeteni të kënaqur.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort