Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese, pastrimin e vegjetacionit, ndërtimin e sistemit të drenazhit përreth varrit si dhe vendosjen e tabelave informuese.
Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës. Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë. Sot,këto rrënoja të vjetra tërheqin turistë të historisë antike dhe kuriozë të vlerave arkeologjike. (atsh)
Historia
Qyteti antik i Brysakës i përket fisit ilir të Parthineve, me kryeqendër Parthen (Beratin). Ky qytet ishte pranë rrugës Egnatia që kalonte poshtë tij, përgjatë brigjeve të lumit Erzen. Qyteti kontrollonte rrugen antike që vinte nga Dyrrah, kalonte në Tyran dhe shkonte në Scampin (Durres-Tirane- Elbasan), me vonë pjesë e rrugës Egnatia. Ka qenë rezidenca e mbretit ilir Glaukia i cili ka strehuar në qytetin e tij (Brysakë) prijësin e Epirotëve, Pirron e Epirit për 10 vjet nga mosha 2 vjec deri ne 12 vjeç, të cilin e kërkuan maqedonasit për ta vrarë. Ata i ofruan mbretit Glaukia një shumë të madhe parash të cilën ai e refuzoi. (Shkëputur nga libri Iliret i Neritan Cekës).
Qyeti ka jetuar rreth 1000 vjet dhe shkëlqimin e tij e ka patur nga 2500-2200 vjet më parë. Me pushtimin e Ilirisë nga romakët qyteti ra. Në shekullin e 4 pas Krishtit fillon ndërtimi i fortesës së Petrelës që është sot dhe qyteti humbi funksionin.
Fragmentet e mureve pellazgjike janë më të mëdhatë në Shqipëri sot të ruajtura nga ajo kohë. Muret rrethonin kodrën përqark dhe në anën lindore gjenden dhe rrënojat e një varri monumental (vendasit e quajnë "varri i kaurit"). Muret janë ndërtuar me blloqe masive guri pa material lidhes (llaç).
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |