Event në Tirane- Të ruajmë traditën e valleve popullore

Në kuadër të fushatës studentore “Ruaj Traditën, Festo Shqip", studentët e vitit të dytë master në Marrëdhënie me Publikun pranë Kolegjit Universitar Beder, realizuan konkursin “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”.

Event në Tirane: Të ruajmë traditën e valleve popullore

Në këtë konkurs morrën pjesë të rinj dhe fëmijë nga ansamble të ndryshme nga Tirana dhe rrethe të tjera dhe shpalosën vlerat e folklorit dhe traditave tona folkloristike përmes tingujve të mrekullueshëm të valleve shqiptare që kanë shoqëruar shqiptarët ndër breza në të gjitha festa, hidhërime dhe gëzime.  Të rinjtë dhe fëmijët konkurrues u vlerësuan nga profesioniste, e përbërë nga emra të shquar si Genc Kastrati, një nga valltarët më mbreslënës, koreograf pranë Ansamblit Kombëtar, balerina e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit Isida Mollaymeri, si dhe Liljana Cingu, valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një nga emrat që i ka dhënë jetë në skenë krijimtarisë folklorike, të cilët zgjodhën fituesit mes 18 grupeve pjesëmarrëse nga ansamble të ndryshëm. Ky konkurs shërben për ta rizgjuar dhe njëherë dëshirën e të rinjve për të kërcyer dhe për të mbajtur gjallë traditën shekullore të valles popullore shqiptare. Në përfundim të këtij u ndanë këto çmime.

Event në Tirane: Të ruajmë traditën e valleve popullore

Ansambli "Alba" i drejtuar nga Lindita Kaimi, të cilët kërcyen vallet me motive Veriu, fituan biletat në kinemanë Cineplexx. Ansambli "Folk Alb" i drejtuar nga Avni Ndreu, të cilët kërcyen vallen e Rugovës fituan bileta udhëtimi të mundësuar nga agjencia turstike ‘Magic M Travel’.

Ansambli "Trad Folk Tirana" i drejtuar nga Bujar Gorenca, të cilët kërcyen vallen e Jugut, fituan një videoklip mundësuar nga studio ‘Besnik Ramaj Photography’. Për më tepër, ansambli Folk Alb, i drejtuar nga Avni Ndreu, të cilët kërcyen vallen e Tiranës, do të kërcejë si grup përshëndetës në Festivalin e Këngës për fëmijë, i mundësuar nga Drejtori i Qendrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve Erion Isai.

Çmimi për valltarin Solist më të mirë, i jepet solistit tek Vallja e Jugut, të grupit Trad Folk Tirana, i drejtuar nga Bujar Gorenca. Çmimin për Çiftin Solistik më të mirë, i jepet çiftit tek vallja e Rugovës, Erida Stana dhe Kristjan Kavalli në grupin Folk Alb, i drejtuar nga Avni Ndreu. Kolegji Universitar ‘Bedër’ mundëson dy bursa studimi të cilët ju dhanë kërcimtarëve: Laura Boçi, nga grupi Trad Folk Tirana dhe Gentiana Prendi nga Gjimnazi “Besnik Hidri”. Trofetë e realizuara nga ‘Infinit Gifts’ shkuan për: Folk Alb i drejtuar nga Avni Ndreu, Trad Folk Tirana i drejtuar nga Bujar Gorenca, grupi Alba i drejtuar nga Lindita Kaimi.

Event në Tirane: Të ruajmë traditën e valleve popullore

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort