Demo Explosion, një Histori Kulture e Qëndrës Tregtare

Publiku ende percepton formalizmin, “artin tradicional”, muzeumet e njohura dhe galeritë si vendet e duhura dhe kushtet ku arti i “mirë dhe I respektuar” krijohet dhe ekspozohet. Është pikërisht kjo bindje popullore e asaj që është normale dhe e duhur që sjell NEBO nën kurimin e Arbër Kadia-s në qendrën TOPTANI në kërkim të një sfide të vërtetë kulturore. Kjo ekspozitë nuk është thjesht një rreshtim pikturash por një ftesë për dialog të njeriut dhe raportit të tij me traditën, hapsirën dhe normalen. NEBO vjen në qendrën Toptani pas një ekspozite të sukseshme në Muzeun Historik Kombëtar të vlerësuar gjerësisht prej kritikëve.

Nebo ekspozite ne qendren tregtare Toptani

A mundet kultura e konsumizmit dhe kultura e artit të ekzistojnë sëbashku? Kjo është pyetja kyçe për tu marrë në konsideratë. A duhet kërkuar vetëm ekskluziviteti në art apo duhet kërkuar një demokratizim I tij? A na duhet që ne të jemi pronarët fizik të një pikture apo vepre arti për ta vlerësuar atë dhe të marrjen me vete pas të vlerës e artistike. Në një kohë ku gjithcka është në majë të gishtit u duk e drejtë që artisti dhe kuratori të ofronin një eksperiencë të ngjashme për blerësin e përditshëm me shpresën se vëmendja e tyre do të rrëmbehet nga ekspozimi në formë malli I këtyre veprave arti. Sjellja e blerësit përpara këtyre punëve e bën pa e ditur pjesë të procesit të demokratizimit të artit, ku arti nuk është ekskluziv por përfshirës në tërësinë e tij, duke synuar që njerzit mos ti drejtosh drejt galerive por arti ti vizitojë ata në disa nga aktivitetet më të zakonshme ditore.

~ Arber Kadia ~

Nebo ekspozite ne qendren tregtare Toptani

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort