Monumenti Natyror i quajtur Syri i Ciklopit, këto vitet e fundit është bërë një destinacion mjaft i kërkuar. Periudha më e frekuentuara është nga pranvera në verë. Por ka aventurier që nuk i tremben dimrit dhe e kanë vizituar pikërisht në Janarin e acartë. Një ndër këta aventurier është dhe Valter Zhara, i cili na ka siguruar disa pamje fantastike nga Syri i Ciklopit dhe zonës përreth tij.
Për të shkuar nga Tirana deri në Syrin e Ciklopit duhen rreth 40 minuta udhëtim me makinë deri në qendër të Krrabës. Më pas vazhdohet me ecje në këmbë drejt shtegut të Grykës së Murdharit në drejtimin verilindor të Krrabës. Itinerari deri te Syri i Ciklopit është rreth 4 km dhe zgjat jo më shumë se 1 orë e 15 minuta, me një pushim të ndërmjetëm rreth 10 minuta.
Ky shteg, përveç pamjes mahnitëse që të dhuron degëzimi i Lumit Erzen, i cili rrjedh në formën e një katarakti të vogël, kalon nëpër pyll e formacionet e shumëta të shkëmbinjëve, të cilat i shtojnë magjinë peisazhit.
Explorimi në dimër është shumë i veçantë për faktin që nuk gjen asnjeri në këtë perlë të natyrës. Ngricat gjatë shtegut ishin të paperfillshme dhe nuk krijonte probleme.
Gjatë verës pellgu i Syrit të Ciklopit shërben si një pishinë natyrore, por sfida e vërtetë është shytja në ujin e akullt në dimër.
Po të eksploroni me kujdes zonën përreth do të zbuloni dhe Ujëvarën e Fshehur, një tjetër mrekulli e natyrës.
Ndërsa në Krrabë në drejtimin jugor të saj gjendet dhe një katarakt i lartë dhe shumë i bukur.
Photo credits belong to Valter Zhara
Fotot janë autorësi e Valter Zharës. VisitTirana organizon këtë në bashkëpunim me guida lokale. Dërgoni kërkesen tuaj tek contact@visit-tirana.com
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |