Çfarë të bëni në Janar në Tiranë-rekomandime nga Visit Tirana

Jemi në muajin më të ftohtë të vitit. Muaji janar nisi me temperatura shumë të ulta në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Është parashikuar që në Tiranë të bjerë borë këtë muaj. Mali i Dajtit pa diskutim që është i pari që mbulohet nga bora dhe nëse i ftohti vazhdon, nuk do të vonojë dhe bora do të jetë në kryeqytet. Nëse ju pëlqen të luani në dëborë dhe të shijoni një pamje fantastike ne ju sugjerojmë një shëtitje me teleferik në Malin e Dajtit. Një udhëtim 20 minutësh me teleferik do jetë spektakolar veçanërisht në ditët e zbardhura nga dëbora.

Çfarë të bëni në Janar në Tiranë-rekomandime nga Visit Tirana

Në Janar duket sikur kryeqyteti bie paksa në qetësi dhe rrugët nuk janë të populluara as me makina dhe as me njerëz. Duket sikur e keni gjithë qytetin për vete.

Në ditët e ftohta ajo çka do të shihni më shpesh në baret dhe kafetë e Tiranës janë njerëzit që shijojnë një kafe, macchiato ose çaj të nxehtë në ngrohtësinë e bareve. Darkat pranë oxhakut janë akoma më të bukura dhe të gjitha restorantet që kanë oxhak janë gjithnjë të rezervuara në fundjava.

Çfarë të bëni në Janar në Tiranë-rekomandime nga Visit Tirana

Këtë muaj do të ketë dhe evente interesante në Tiranë, për të qenë të përditësuar hapni këtë link.

Në 6 janar, dita e Epifanisë e quajtur ndryshe Dita e Ujit të Bekuar, festohet nga besimtarët ortodoksë dhe katolikë. Më së shumti festohet në jug të Shqipërisë ku një kryq prej druri hidhet nga një prift në det, lumë apo liqen dhe të rinjtë garojnë për ta marrë të parin kryqin e hedhur. Sipas ritit, personi i parë që merr kryqin do të këtë një vit të bekuar.

Për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe kulturës komeditë “Boeing Boeing” dhe “Revizori” janë zgjedhja perfekte. Opsione të ndryshme ofrohen dhe për fëmijët duke e filluar këtë vit me shfaqjen “Bileta për në polin e veriut”, kaq të pëlqyer nga vogëlushët.

Pranë Muzeut Historik Kombëtar, përveç pavioneve historike, do të gjeni ekspozita të hapura gati çdo jave. Megjithatë çmimet e biletave për këtë fillim viti kanë ndryshuar.

Për më shumë informacion klikoni ketu .

Gjatë këtij muaji të ftohtë janari do të mund të ndiqni dhe ekspozitën “Kucedra” që do të zhvillohet përgjatë gjithë janarit dhe disa ekspozita personale si ajo e Blerta Xhomo etj.

Çfarë të bëni në Janar në Tiranë-rekomandime nga Visit Tirana

Kinemaja është gjithmonë një mundësi për të kaluar disa orë në këto ditë të ftohta.

Mos harroni të na kontaktoni në contact@visit-tirana.com  për organizimin e tureve, ekskursioneve jashtë qytetit, në destinacionet natyrore apo në fshatra, por edhe në ture të tjera brenda në kryeqytet.

Për të apasionuarit pas fotografisë, konkursi fotografik #TiranaWinter2020 në mediat sociale vazhdon të jetë i hapur deri më 29 shkurt. Mund të jeni JU fituesi!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies