Viti i ri festohet me fishekzjarre në Tiranë

Tirana e festoi ndërrimin e viteve me një spektakël të madh fishekzjarrësh, sapo akrepat u takuan në mesnatë. Me qindra të rinj e të reja, familjarë e fëmijë dolën në sheshin “Skënderbej”, i zbukuruar si asnjëherë më parë, për t'i uruar mirëseardhjen vitit 2019-të dhe për të ndjekur koncertin festiv të organizuar nga Bashkia e Tiranës me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare. Festa nisi në orën 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku performuan këngëtarët e njohur  si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani, Ëest Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performanca e shkëlqyer e DJ Vinit. Spektaklit nuk i munguan as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.

Tirana celebrated New Year with fireworks show

Me urimin për një vit të mbarë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është vendi i të gjithëve dhe ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë në mbanë. Ai shprehu bindjen se edhe për 2019-n, të gjithë bashkë do të kemi një qytet më të mirë.

Tirana celebrated New Year with fireworks show

Më pas në shesh vazhdoi koncerti më këngëtarët shqiptarë dhe mijëra njerëz të mbledhur në shesh sfiduan të ftohtin.

Tirana celebrated New Year with fireworks show

Vitin e ri shumica e shqiptarëve e kaluan në shtëpitë e tyre, ku zakonisht darkojnë me të afërmit deri në orën 12 të natës. Më pas dalin për të parë fishekzjarret dhe vazhdojnë në baret dhe pub-et e hapura me pije dhe kërcime deri në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht në këtë fundvit nuk pati asnjë incident. Kjo dhe falë nismës së qeverisë për të ndalur tregtimin e fishekzjarreve.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort