Guida e qytetit të Tiranës, sipas The Independent

Shqipëria po del nga ‘periudha e ftohtë’. Pas disa dekadave izolim, vendi i fundit i zbuluar në Europë po modernizohet dhe po tërheq vizitorë. Kryeqyteti i tij Tirana është zemra e këtij plani. Fluturimet më të lira ndonjëherë mes Britanisë dhe Shqipërisë nisën në prill 2018, kur Wizz Air hapi linjën e re London Luton- Tirana. Dhe qyteti historik është tashmë në zemër të gjithë ndryshimeve masive si pjesë e një projekti mjaft ambicioz Tirana 2030, i ideuar nga studio e arkitektit milanez Stefano Boeri, që do rivitalizojë kryeqytetin shqiptar të mbushur me unaza të gjelbra të përqëndruara, me shkolla të reja publike dhe shtëpi ‘miqësore me mjedisin’.

Tirana The Independent

Çfarë të bësh në Tiranë

Bëhu aventurier

Ngjitu në majë të Dajti Ekspres. Ky është i vetmi teleferik në Shqipëri për t'iu ngjitur malit, ku mund të bësh dhe sporte të tjera, si ‘çiklizëm’, ecje, parashutizëm, alpinizëm, ose të vizitosh Parkun e Aventurave ku mund të praktikoni ngjitjet sfiduese me litarë përmes pemëve.

Tirana The Independent

Jeta në park

Parku Rinia është një park i qetë, i ndodhur në qendër të qytetit dhe shtëpia e instalacionit “I love Tirana” ku të gjithë bëjnë foto. Parku më i madh në Kodrat e Liqenit është 15 minuta më tej, dhe aty mund të shihni shumë më tëper: liqene, lëndina, kopësht zoologjik dhe madje Pallatin Presidencial në rrethinat e tij.

Jeta në bunker

Bunk Art ndodhet rrugës për te Teleferiku i Malit të Dajtit por ka dhe një bunker tjetër simotër që quhet Bunk Art 2 dhe që ndodhet pranë sheshit Skandërberg.  Të dy kanë qenë strehat për mbrojtje nga bombat bërthamore të ish regjimit të Hoxhës, por që janë transformuar tashmë në ekspozita dhe në hapësira eventesh ku shfaqet arti dhe historia e asaj kohe, dhe ia vlen të vizitohet, madje bunkeri i madh ka hapësirë të bollshme si dhe teatrin e vet.

Leksione historik

Muzeu Historik Kombëtar  ka një sërë ekspozitash për të kaluarën e këtij vendi. Në hyrje të ndërtesës është një mozaik i realizmit socialit nga vitet e komunizmit që tregon shqiptarë të ndryshëm krenarë për punën e tyre.

Ku të qëndrosh

Kulla e Plaza është një zgjidhje për diplomatët, liderët e biznesit dhe persona të famshëm. I dekoruar në mënyrë moderne dhe me shije, me ngjyra të ngrohta vjeshte, shërbim të këndsghëm dhe me një hapësirë të madhe spa, një dhomë dyshe këtu kushton 110 euro.

Hoteli miqësor Theranda është një hotel i vogël butik i këndshëm me një kopësht përpara, në zemër të Bllokut- zonë që dikur jetohej vetëm nga zyrtarë të lartë të partisë së Enver Hoxhës (dhe Hoxha jetonte në këtë zonë), por që tashmë është shndërruar në një zonë me restorantet më të mira në qytet, bare dhe dyqane. Një dhomë te Theranda kushton vetëm 40 euro.

Në majë të Dajtit ndërkohë është një Hotel- Dajti Tower Belvedere- larg nga Tirana e zhurmshme, dhe me arkitekturë të cmendur moderniste me një bar rrotullues. Këtu një dhomë kushton 60 euro.

Ku të hash

Era Vila është një miks mes stilit dhe atmosferës së shtëpisë me një kopësht të vogël ku ju ndiheni sikur jeni larg qytetit. Provoni një pulë me pilaf me fara pishe ose spinaq të pjekur. Pronarët e këtij restoranti kanë gjithashtu një restorant tjetër dhe një shërbim catering.

Në majë të Malit të Dajtit është dhe restoranti Ballkoni Dajtit. Të gjitha specialitetet lokale vijnë standarte këtu, si psh qofte mishi pikante. Ne ju rekomandojmë fasule pllaqi (fasule me gjalpë te servirura në tavë të nxehtë) si dhe patate të pjekura me fruta pylli- të gjitha të shoqëruara me birrë dhe verë vendi. Restoranti ndodhet në majën e shpatit të malit, duke patur poshtë një pamje fantastike të qytetit.

Restoranti klasik dhe shik Millennium Gourmet  ofron ushqim elitar ne zemër të Tiranës. Ky vend luksoz ndodhet në një zonë ku veçanërisht njerëzit e rëndësishëm dhe me influence vijnë për një darkë në fundjavë me shumë dëshirë. Duke miksuar përbërësit lokale me ndikime italiane dhe franceze, shefat e kuzhinës i japin tjetër shije pjatës, provoni psh fileto derri e tymosur me ullinj dhe lulelakër; ‘artichoke’ me bajame, shafran, rrush dhe verë të bardhë si dhe peshk me asparag e limon.

Ku të pish

Duhet të shkoni te Bunker 1944. Ky bar i rinovuar, e ka këtë emër nga viti kur shqiptarët dëbuan pushtuesit naziste dhe instaluan regjimin komunist; dekori i përket pikërisht mesit të këtij shekulli. Banda 'live' dhe muzika me Dj e mbajne këtë vend në një atmosferë të lëvizshme. Vellezërit Belushi mund të jenë aktorët më të famshëm me origjinë shqiptare, por këtu janë një lloj pije, ndërkohë mund të gjeni vodkën Nafije që ka marrë emrin nga një tjetër ikonë e humorit shqiptar e shek të 20.

 

Ku të blesh

Ka dyqane pa fund në Tiranë që janë shtuar me rënien e komunizmit, por për një eksperiencë më të mirë, shëtisni në rrugën Myslym Shyri ku mund të gjeni dyqanet e ndryshme që shesin gjithcka që nga veshje dhe gjëra shtëpie e deri te tapetat. Në sheshin Skënderbe keni librarinë e famshme Adrion që shet libra dhe revista në gjuhën angleze, libra për Shqipërinë, harta e suvenire.

Arkitektura

Kaloni lumin e Lanës dhe mbërrini te Piraminda e Tiranës që u ndërtua si një muze për Enver Hoxhën. Por sot ajo ka rënë në dëshpërim e degradim, e gjithsesi është një vend ku mund të bësh foto të cuditshme.

Tirana The Independent

Artikulli u shkrua nga gazetari Christopher Beanland i cili vizitoi Tiranën këtë verë. Ekipi i Visit Tiranës i ofroi një guidë gazetarit britanik. The Independent tashmë rekomandon Visit Tiranën si burimin më të sigurt të informacionit për cdokënd që viziton qytetin tonë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort